Bota

Kafshimi i saj te njeriu mund të arrijë deri tek kockat, gjendet breshka e "rrezikshme" në Florida

Pas një sërë shikimesh, zvarraniku i ujërave të ëmbla u mor pranë Urswick Tarn nga këshilltari lokal Denise Chamberlain i cili e futi kafshën në një shportë dhe e çoi te një veteriner.

10 Shkurt 2024, 17:31 Nga S.B
Kafshimi i saj te njeriu mund të arrijë deri tek kockat, gjendet
breshka-aligator

SHBA- Një breshkë e rrezikshme me një nofull mjaft të fortë sa mund të kafshojë dhe kockat është gjetur në Cumbria dhe i është dhënë një emër i cudishtshëm nga veterinerët që kujdesen për të.

Breshkat-aligator janë vendase në lumenjtë dhe kënetat në Florida dhe janë të dallueshme falë zhguallit të tyre të ngjashme me mburojat luftarake, të cilat u japin atyre një pamje parahistorike, si të dinozaurëve.

Pas një sërë shikimesh, zvarraniku i ujërave të ëmbla u mor pranë Urswick Tarn nga këshilltari lokal Denise Chamberlain i cili e futi kafshën në një shportë dhe e çoi te një veteriner. Dr Dom Moule i tha Sky News se ishte me të vërtetë i befasuar kur zonja Chamberlain i solli breshkën. Ai mendoi se zvarraniku misterioz do të ishte një breshkë normale.

“Nuk e prisja që të ishte një breshkë-aligator”, tha ai. “Ndoshta ishte hedhur nga një pronar kafshësh shtëpiake ekzotike, i cili nuk e dinte se sa e vështirë do të ishte të kujdeseshe për të.“

Stafi i veterinerëve aktualisht nuk është në gjendje të thotë se çfarë gjinie është breshka pasi është relativisht e vogël, por kjo nuk i ka penguar ata që ta emërojnë atë.

"Ne i kemi kemi vënë emrin Fluffy," tha Dr Moule. "Duket mjaft e lezetshme, kështu që vendosëm t'i japim një emër të lezetshëm."

Kafshimi i saj te njeriu mund të arrijë deri tek kockat, gjendet
breshka-aligator

Ndërsa nuk ka pasur mungesë të njerëzve që ofrojnë për të marrë Fluffyn, është vendosur që zvarraniku do të zhvendoset në një qendër të specializuar të kafshëve të egra në Cornwall. Zonja Chamberlain u bëri thirrje çdo pronari ekzotik të kafshëve shtëpiake që ndihet i paaftë për t'u kujdesur për kafshët e tyre të kontaktojë me agjenci të tilla si RSPCA dhe përshëndeti stafin e Wild Side Vets në Barrow si "heronj" që u morrën me breshkën.

Breshkat-aligator janë një specie pushtuese që mund të kafshojë lehtësisht kockat dhe kanë qenë të njohura për faktin se hanin gishtat e njeriut, sipas enciklopedisë Britannica. Breshkat janë gjuetarë që zakonisht ushqehen me peshq, bretkosa, gjitarë të vegjël dhe madje edhe breshka të tjera. Ata mund të rriten deri në 100 cm të gjata dhe të peshojnë deri në 90 kg.

breshka aligator breshka qe hajne kocka

Sondazh

Poll