Bota

Studimi: Ujqërit mutantë që enden në zonën e Çernobilit kanë zhvilluar gjene rezistente ndaj kancerit

Njerëzit mund të mos jenë kthyer, por kafshët e egra si ujqërit dhe kuajt enden në rrugët e qytetit të evakuuar më shumë se 35 vjet pas katastrofës.

10 Shkurt 2024, 17:09 Nga S.B
Studimi: Ujqërit mutantë që enden në zonën e
foto e një ujku pranë zonës së Cernobilit

SHBA- Ujqërit mutantë që enden rrugëve të shkreta të Çernobilit duket se kanë zhvilluar rezistencë ndaj kancerit duke rritur shpresat se gjetjet mund të ndihmojnë shkencëtarët të luftojnë sëmundjen tek njerëzit. Një reaktor bërthamor shpërtheu në termocentralin e Çernobilit në Ukrainë në vitin 1986 me më shumë se 100,000 njerëz të evakuuar nga qyteti pasi shpërthimi lëshoi rrezatim që shkakton kancer. Zona ka mbetur e braktisur në mënyrë të frikshme që atëherë, me Zonën e Përjashtimit të Çernobilit (CEZ) të vendosur për të parandaluar hyrjen e njerëzve në një zonë prej 2600 kilometër katrorë, ku rrezatimi ende paraqet rrezik kanceri.

Njerëzit mund të mos jenë kthyer, por kafshët e egra si ujqërit dhe kuajt enden në rrugët e qytetit të evakuuar më shumë se 35 vjet pas katastrofës. Cara Love, një biologe evolucionare dhe ekotoksikologe në Universitetin Princeton në SHBA, ka studiuar se si ujqërit e Çernobilit mbijetojnë pavarësisht brezave të ekspozimit ndaj grimcave radioaktive. Zonja Love dhe një ekip studiuesish vizituan CEZ-in në vitin 2014 dhe i vendosën ujqërve qafore me radio në mënyrë që të monitoroheshin lëvizjet e tyre. Ajo tha se qaforet i japin ekipit matjet në kohë reale se ku janë ujqërit dhe sa në sa rrezatim janë të ekspozuar.

Ata gjithashtu morën mostra gjaku për të kuptuar sesi trupat e ujqërve reagojnë ndaj rrezatimit që shkakton kancer. Studiuesit zbuluan se ujqërit e Çernobilit janë të ekspozuar ndaj rrezatimit mbi 11.28 milirem çdo ditë gjatë gjithë jetës së tyre që është më shumë se gjashtë here se kufiri ligjor i sigurisë për një njeri.

Zonja Love zbuloi se ujqërit kanë alternuar sisteme imunitare të ngjashme me pacientët me kancer që i nënshtrohen trajtimit me rrezatim, por më e rëndësishmja ajo identifikoi gjithashtu pjesë specifike të informacionit gjenetik të kafshëve që dukeshin elastike ndaj rritjes së rrezikut të kancerit. Shumë kërkime te njerëzit kanë gjetur mutacione që rrisin rrezikun e kancerit me praninë e variantit të gjenit BRCA që e bën më të mundshëm që një grua të zhvillojë kancer gjiri ose vezoresh.

Por puna e zonjës Love ka kërkuar të identifikojë mutacionet mbrojtëse që rrisin shanset për të mbijetuar nga kanceri. Pandemia dhe pushtimi i Rusisë në Ukrainë e kanë penguar zonjën Love dhe bashkëpunëtorët e saj të kthehen në CEZ vitet e fundit. Ajo tha: Prioriteti ynë është që njerëzit dhe bashkëpunëtorët atje të jenë sa më të sigurt. Zonja Love prezantoi gjetjet e saj në takimin vjetor të Shoqatës së Biologjisë Integruese dhe Krahasuese në Seattle, Washington, muajin e kaluar.

cernobili ujqer kancer

Sondazh

Poll

Bota 10 Shkurt 2024, 14:04 M.B

Azia feston Vitin e ri Hënor

Pamje prej festës për Vitin e Ri Hënor në Indonezi. AZI- Njerëzit në gjithë Azinë e kanë mirëpritur t&eum...