Aktualitet

Pritej në aeroport nga dy shqiptarë, i riu rumun arrestohet Gjermani me 100 mijë euro të falsifikuara

Sipas informacioneve, oficerët e policisë federale janë lajmëruar për dy shqiptarë në një terminal aeroporti, të cilët ishin duke kërkuar të riun rumun me një foto në celular.

9 Shkurt 2024, 21:56 Nga r.ll
Pritej në aeroport nga dy shqiptarë, i riu rumun arrestohet Gjermani
foto ilustruese

GJERMANI- Autoritetet gjermane kanë arrestuar një 24-vjeçar i cili u kap aeroportin Këln-Bon me para të falsifikuara me vlerë nominale gati njëqind mijë euro.

I riu rumun i cili udhëtonte nga Italia u arrestua përkohësisht nga policia. Sipas informacioneve, oficerët e policisë federale janë lajmëruar për dy shqiptarë në një terminal aeroporti, të cilët ishin duke kërkuar të riun rumun me një foto në celular.

Në momentin që ka mbërritur 24-vjeçari rumun, policia ka ndërhyrë për ta arrestuar. Një radiografi me rreze X e valixhes zbuloi paratë e falsifikuara të fshehura.

gjermani

Sondazh

Poll