Bota

Humb jetën nga gripi i shpendëve një fëmijë në Kamboxhia

Djali, banor i provincës Kratie në në pjesën verilindore të vendit, u sëmur pasi kishte ngrënë mish shpendësh me familjen e tij. 

9 Shkurt 2024, 18:52 Nga r.ll
Humb jetën nga gripi i shpendëve një fëmijë në
foto ilustruese

AZI- Një djalë 9-vjeçar ka vdekur nga gripi i shpendëve në Kamboxhia , tha sot ministria e shëndetësisë së vendit, duke paralajmëruar për kërcënimin e vazhdueshëm që paraqet virusi, i cili është përgjegjës për tre vdekje në vitin 2023.

Djali, banor i provincës Kratie në në pjesën verilindore të vendit, u sëmur pasi kishte ngrënë mish shpendësh me familjen e tij. Ai tregoi simptoma si ethe, kollë dhe gulçim përpara se të ndërronte jetë dje. Testet që iu nënshtruan konfirmuan se fëmija ishte bartës i llojit H5N1, i cili është shumë patogjen, tha ministria.

Sipas hetimeve të autoriteteve, pesë pula dhe tre rosat ngordhën në shtëpinë e tij, dhe më pas janë gatuar dhe konsumuar sqaroi ministria e shëndetësisë, duke shtuar se autoritetet shëndetësore po hetojnë origjinën e virusit dhe po kërkojnë raste të tjera, shkruajnë, mediat e huaja

Të paktën 3 persona, përfshirë një vajzë 2-vjeçare, vdiqën nga gripi i shpendëve në Kamboxhia vitin e kaluar. Virusi mund të transmetohet te njerëzit pas kontaktit të drejtpërdrejtë dhe të zgjatur me zogjtë. Që nga fundi i vitit 2021, Evropa është goditur nga epidemia më e keqe e gripit të shpendëve në historinë e saj, ndërsa Amerika e Jugut dhe ajo e Veriut po përballen gjithashtu me shpërthime serioze. Dhjetëra miliona shpendë duhej të asgjësoheshin në mbarë botën, duke përfshirë 140,000 në Republikën Çeke në fillim të këtij muaji. Epidemia është gjithashtu përgjegjëse për vdekjen e qindra mijëra zogjve të egër në mbarë botën.

kamboxhia gripi i shpendeve

Sondazh

Poll