Bota

Rrëshqitjet e dheut në Filipine, rritet numri i të vdekurve në 27

Rrëshqitja e dheut ndodhi natën e së martës jashtë një miniere ari në Maco City, provincën Davao de Oro, duke zënë poshtë shtëpi, tre autobusë dhe një xhip që do të transportonte punëtorët e kompanisë minerare.

9 Shkurt 2024, 18:43 Nga r.ll

 

Rrëshqitjet e dheut në Filipine, rritet numri i të vdekurve
operacionet e shpetimit

 

FILIPINE- Ekipet e shpëtimit gjetën më shumë trupa sot, duke e rritur numrin e të vdekurve në 27 nga një rrëshqitje e dheut që goditi një provincë në Filipinet jugore, por ata po shpresojnë të gjejnë të mbijetuar pasi një fëmijë u shpëtua më herët sot.

Rrëshqitja e dheut ndodhi natën e së martës jashtë një miniere ari në Maco City, provincën Davao de Oro, duke zënë poshtë shtëpi, tre autobusë dhe një xhip që do të transportonte punëtorët e kompanisë minerare. Autoritetet provinciale njoftuan se fëmija që mbijetoi është në gjendje të qëndrueshme.

Agjencia e menaxhimit të fatkeqësive në Mako City rishikoi numrin e të zhdukurve në 89 nga 110, ndërsa numri i të lënduarve ishte 32. Zyrtarët e menaxhimit të fatkeqësive më herët thanë se dy autobusë me 27 pasagjerë ishin varrosur nën tokë, por kompania operuese e minierës, Apex Mining, tha në një deklaratë sot se katër automjete u gjetën të groposura në rrëshqitje dheu, shkruajnë mediat e huaja. 

Një zyrtar i zyrës së komunikimit të Apex tha se kompania aktualisht nuk ka informacion se sa pasagjerë po transportonin automjetet kur ndodhi rrëshqitja e dheut. Më herët kompania tha se autobusët kanë një kapacitet prej 60 vendesh, ndërsa xhipi mund të strehojë 36 pasagjerë. Shirat e rrëmbyeshëm kanë përfshirë Davao de Oro javët e fundit, duke shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dheu.

filipine rreshqitje dheu

Sondazh

Poll