Art&Argëtim

Kryeministri i Spanjës mbron këngën 'anti-feministe' konkurente në Eurovizion

Por Sánchez hodhi poshtë kritikat, duke thënë se kënga sfidonte stereotipet seksiste.

7 Shkurt 2024, 12:55 Nga S.B

 

Kryeministri i Spanjës mbron këngën 'anti-feministe'
Nebulossa

SPANJË- Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, ka mbrojtur këngën e vendit të tij të Eurovizionit pasi u cilësua si "anti-grua". Himni elektro-pop ‘Zorra’ është kritikuar sepse titulli i tij, që do të thotë ‘vixen’, përdoret më shpesh për të nënkuptuar "e përdalë" ose "zuskë" në zhargonin spanjoll. Kënga “fyen gratë në mënyrë seksiste”, thuhet në një deklaratë të Lëvizjes Feministe të Madridit. Por Sánchez hodhi poshtë kritikat, duke thënë se kënga sfidonte stereotipet seksiste.

“Më duket se feminizmi nuk është vetëm i drejtë, por mund të jetë argëtues dhe ky lloj provokimi duhet të vijë nga kultura”, tha ai për programin Al Rojo Vivo në televizionin La Sexta.

‘Zorra’ interpretohet nga ‘Nebulossa’ një duo i formuar nga María "Mery" Bas dhe Mark Dasous, nga fshati Ondara në Allicante. Ata janë të martuar për 20 vite dhe kanë rritur dy fëmijë përpara se të krijonin grupin e tyre në 2018. Ata u zgjodhën për të përfaqësuar Spanjën në një konkurs televiziv fundjavën e kaluar, duke mposhtur konkurrentin e vendit të dytë Jorge González me vetëm dy vota në një votim publik. Kënga e tyre tashmë është bërë një sensacion viral, me më shumë se 2.5 milionë klikime në YouTube dhe çifti u shpreh i befasuar nga suksesi i tyre.

"Ne nuk e bëmë këtë me qëllimin që të kthehej në një himn," i thanë ata gazetës Spain El Pais. "Njerëzit e kanë adoptuar atë si të tillë dhe kjo është gjëja më e mirë që mund t'i ndodhi një artisti. Kjo u ndodh shumë pak njerëzve."

E përkthyer në shqip, teksti i ‘Zorra’ nënkupton: "Nëse dal vetëm, unë jam zuskë / Nëse po argëtohem, jam më e përdala / Kur marr atë që dua - Bushtër/ Nuk është kurrë sepse e meritoj atë." Kënga synon të komentojë përbuzjen dhe standardet e dyfishta me të cilat përballen gratë. Nëse një burrë quhet zorra, do të thotë thjesht "shkatërrues". Por Lëvizja Feministe e Madridit tha se ishte "absurde" të argumentohej se "përsëritja me këmbëngulje" e fjalës mund të "fuqizojë" gratë.

Kryeministri i Spanjës mbron këngën 'anti-feministe'
Nebulossa

Ministri spanjoll i barazisë nuk u pajtua, duke e quajtur ‘Zorra’ një këngë argëtuese, që thyen steriotipet.  EBU, e cila organizon Eurovizionin, ka konfirmuar se kënga nuk bie ndesh me ndalimin e saj për tekstet.

“EBU e kupton se titulli i këngës ka shumë kuptime”, thuhet në një deklaratë.
“Duke marrë parasysh kontekstin e tekstit dhe mesazhin... kemi konstatuar se kënga ka të drejtë të marrë pjesë në konkurs”.

Eurovision Song Contest do të zhvillohet në Malmö, Suedi, këtë maj. 

 

eurovizion spanje

Sondazh

Poll