Politike

Bardhi thirrje Nikollës: Të ndalë përjashtimet, keqardhje për kolegët opozitarë që iu bindën maxhorancës dhe shkuan 1 orë para

Bardhi tha se për përjashtimin e tij i kishte kërkuar llogari Nikollës.

8 Shkurt 2024, 10:54 Nga M.B
Bardhi thirrje Nikollës: Të ndalë përjashtimet, keqardhje
Gazment Bardhi

TIRANA- Pas përfundimit të seancës plenare, e cila zgjati jo më shumë se 20 minuta, e karakterizuar nga kaosi i aksionit opozitat, deputeti Gazment Bardhi i bëri thirrje kryetares së Kuvendit, Lindita Nikollës, që të heqë dorë nga ato që ai i cilëson veprime të paligjshme. Bardhi tha se për përjashtimin e tij i kishte kërkuar llogari Nikollës.

Ai shprehu keqardhje për kolegët e tij opozitarë, që sipas Bardhit, iu bindën maxhorancës dhe shkuan 1 orë para në Kuvend.

“Edhe sot e patë se me urdhër të paligjshëm, pjesa dërrmuese e opozitës nuk u lejuan që të futen në sallë. Përsëri grupi parlamentar i PD vijoi aksionin për t’i sqaruar shqiptarëve se ky nuk është kuvendi normal. I bëj apel Nikollën, që të shoh kërkesën për komisionet dhe të heqë dorë nga arroganca dhe masat, përmes përjashtimeve masive. Unë u përjashtova nga Kuvendi se nuk u lejova që të futem në seancën plenare. I kërkova llogari kryetares për pengesën që mu bë. Keqardhje për disa kolegë opozitarë që iu bindën maxhorancës dhe shkuan 1 orë para në Kuvend”, tha ai.

seanca plenare 8 shkurt 2024

Sondazh

Poll