8 Shkurt 2024, 10:59
Nga I.A
Edi Paloka
TIRANË- Deputeti demokrat Edi Paloka i ka drejtuar një mesazh kryeministrit Edi Rama gjatë seancës së sotme plemnare. Në fjalën e tij në foltoren e Kuvendit, u shpreh se fundi i Ramës do të jetë ai i diktatorëve dhe i Enver Hoxhës. Paloka i bëri thirrje deputetëve të mazhorancës që të mos i shkojnë pas, por theksoi se nuk do të ketë normalitet në Kuvend deri në rikthimin e të drejtave kushtetuese të opozitës.
"Fjalët i kisha për atë që nuk ka ardhur sot. Thjesht doja t’i kujtoja diçka, atij të parit, se më 20 shkurt 1991 unë kam qenë në grevë urie. Nga një televizor që kishim aty, ndiqnim se çfarë bëhej në Tiranë. Pasdite erdhën qytetarët, sollën copat që kishin tërhequr zvarrë, të diktatorit dhe kokën e tij. Ne dolëm nga greva dhe unë doja të bëja një fotografi me ato copat e diktatorit, po për fat të keq nuk arrita sepse njerëzit përveçse i kishin copëtuar dhe hequr zvarrë, edhe kishin përmjerë mbi të dhe qelbte erë.
Ky, që mendon sot se është i fortë, se ka arrestuar Sali Berishën dhe ka përjashtuar opozitën, ka marrë ca kukulla aty që u jep urdhër Taulant Balla edhe se kur të vijnë në parlament, ta ketë të qartë se, unë nuk e di se kur, s’jam i sigurt se kur, por jam i sigurt që kur t’i vijë dita, edhe ai era shurrë do të vijë!
Dhe ju që i shkoni as, mendojeni fundin e tij dhe tuajin, por uroj që para se t’i vijë fundi atij, t’ju ketë marrë me radhë të gjithë juve siç ka bërë me ata që ka pasur më afër. Zonjë! Ky nuk është parlament dhe ju e dini shumë mirë këtë. Vetëm pamja flet boll. Nëse ju gënjen mendja se kështu do të ecni me këta që keni marrë këtu për turpin dhe faqen e zezë të këtyre, e keni gabim. Diktatorët një fund kanë! Lërini ta mbulojë shurra shefin tuaj! Mos i shkoni pas! Nuk ka parlament këtu derisa të vendoset normaliteti, t’i jepen të drejtat kushtetuese opozitës. Hajdeni në ora 8, në 7 të mëngjesit, kur t’ju japin urdhër, por parlament normal harrojeni se keni," tha Paloka.
edi paloka edi rama
Politike
8 Shkurt 2024, 10:54
M.B
Gazment Bardhi
TIRANA- Pas përfundimit të seancës plenare, e cila zgjati jo më shumë se 20 minuta, e karakterizuar nga kaosi i aks...
Politike
8 Shkurt 2024, 10:51
I.A
Makina e qelluar
TIRANË- Deputeti Flamur Noka në mbyllje të seancës plenare ka qëlluar me vezë makinën e Ministrit ...
Politike
8 Shkurt 2024, 10:36
I.A
Kuvendi
TIRANË- Deputeti demokrat Flamur Noka ka i ka reaguar ashpër deputetit Lulzim Basha, kur ky i fundit ka dalë nga seanca plenare...
Politike
8 Shkurt 2024, 10:32
M.B
Kuvendi
TIRANA- I karakterizuar nga debatet dhe kaosi është mbyllur dhe seanca e ditës së sotme në prlament. Aksioni i opozit...
Politike
8 Shkurt 2024, 10:30
I.A
Vizat
TIRANË- Deputeti Flamur Noka pas aksionit me miell kundër garditëve, ka shkruar disa viza në shkallët e Kuvendit. ...
Politike
8 Shkurt 2024, 10:28
I.A
Kuvendi
TIRANË- Partia Socialiste ka hequr nga rendi i ditës, projekligjin për bastet online. Kjo pasi ishte propozuar që ky ligj ...
Politike
8 Shkurt 2024, 10:22
M.B
Kuvendi
TIRANA- Deputeti opozitar, Dashnor Sula është paraqitur sot në Kuvend veshur me pankarta bastesh online për të kund&e...
Politike
8 Shkurt 2024, 10:23
I.A
Lindita Nikolla
TIRANË- Partia Socialiste ka rrëzuar dy propozimet e deputetit Lulzim Basha. Një prej propozimeve që Basha kishte ...
Politike
8 Shkurt 2024, 10:14
I.A
Edi Paloka
TIRANË- Deputeti demokrat Edi Paloka ka vijuar aksionin opozitar brenda seancës plenare në Kuvend. Me një çakma...
Politike
8 Shkurt 2024, 10:07
I.A
Kuvendi
TIRANË- Seanca plenare ka nisur ditën e sotme, pas disa minutash me vonesë. Deputetët e opozitës që kanë mu...