Bota

Investim shokues, Disney mbështetet tek Taylor Swift dhe Fortnite

Disney ka qenë nën presionin e investitorit aktivist Nelson Peltz, i cili ka bërë thirrje për një ndryshim të biznesit.

8 Shkurt 2024, 10:10 Nga S.B
Investim shokues, Disney mbështetet tek Taylor Swift dhe Fortnite
Taylor Swift

SHBA- Shefi ekzekutiv i Disney, Bob Iger ka njoftuar një seri lëvizjesh të cilat ai shpreson se do të sjellin rritje të konsiderueshme për gjigantin e argëtimit. Planet përfshijnë transmetimin e një versioni ekskluziv të filmit të koncertit ‘Eras Tour’ të Taylor Swift në Disney+. Firma gjithashtu do të investojë 1.5 miliardë dollarë në Epic Games, prodhuesi i videolojës jashtëzakonisht të njohur Fortnite. Disney ka qenë nën presionin e investitorit aktivist Nelson Peltz, i cili ka bërë thirrje për një ndryshim të biznesit.

Miliarderi amerikan dëshiron që Disney të rrisë fitimet nga biznesi i tij i transmetimit, si dhe të përmirësojë performancën e filmave të tij. Vitin e kaluar, një sërë filmash të Disney-t, duke përfshirë ato nga ekskluziviteti i tij Marvel, nuk arritën të ndezin arkën globale. Në rezultatet e saj për tre muajt deri më 31 dhjetor, Disney tha se shërbimi i tij i transmetimit kishte humbur 1.3 milionë abonentë pas një rritjeje çmimi në tetor.

Sidoqoftë, Disney ende pret që biznesi i tij i transmetimit të arrijë përfitimin deri në shtator të këtij viti. Marrëveshja me Epic do të thotë që lojtarët do të jenë në gjendje të ndërveprojnë me personazhet e Disney, Pixar, Marvel, Star Wars dhe Avatar.

"Kjo shënon hyrjen më të madhe të Disney ndonjëherë në botën e lojërave dhe ofron mundësi të rëndësishme për rritje dhe zgjerim," tha zoti Iger.

Më vete, Disney po përballet me një padi nga aktorja Gina Carano e cila u shkarkua në vitin 2021 për shkak të një postimi në mediat sociale në të cilin ajo krahasoi të qenit republikane me të qenit hebre gjatë Holokaustit. Padia po financohet nga Elon Musk, i cili bëri një thirrje të hapur në platformën e tij X, e njohur më parë si Twitter, që të tjerët t'i bashkohen padisë.

disney taylor swift fortnite

Sondazh

Poll