Bota

"Do të thotë shumë për të gjithë ne", Princi William mirënjohës ndaj suportit të publikut

Vërejtjet e shkurtra të Williams vijnë dy ditë pasi Buckingham Palace ndau publikisht lajmin për sëmundjen e Charles, e cila u zbulua pas operacionit të tij për zgjerimin e prostatës.

8 Shkurt 2024, 09:23 Nga S.B
"Do të thotë shumë për të gjithë ne",
Princ Harry dhe Mbreti Charles

MBRETËRI E BASHKUAR- Princi William është mirënjohës për mbështetjen që ai dhe familja e tij kanë marrë pas diagnozës së kancerit të babait të tij Mbretit Charles III dhe operacionit në bark të gruas së tij Kate Middleton.

“Dëshiroj të përfitoj nga ky rast për t'ju falënderuar, gjithashtu, për mesazhet dashamirëse të mbështetjes për Katerinën dhe babain tim, veçanërisht ditët e fundit. Do të thotë shumë për të gjithë ne," tha ai të mërkurën në një gala për 'Bamirësinë e Ambulancës Ajrore të Londrës', në një video të shpërndarë në X.

Vërejtjet e shkurtra të Williams vijnë dy ditë pasi Buckingham Palace ndau publikisht lajmin për sëmundjen e Charles, e cila u zbulua pas operacionit të tij për zgjerimin e prostatës.

“Gjatë procedurës së fundit spitalore të Mbretit për zgjerimin e prostatës, u vu re një çështje e veçantë shqetësuese. Testet e mëvonshme diagnostikuese kanë identifikuar një formë kanceri”, njoftoi Pallati të hënën.

“Madhëria e tij ka filluar sot një orar trajtimesh të rregullta, kohë gjatë së cilës ai është këshilluar nga mjekët që të shtyjë detyrat me publikun. Gjatë gjithë kësaj periudhe, Madhëria e Tij do të vazhdojë të ndërmarrë punët shtetërore dhe dokumentet zyrtare si zakonisht.”

Deklarata vuri në dukje se monarku britanik ishte mirënjohës ndaj ekipit të tij mjekësor për ndërhyrjen e tyre të shpejtë, e cila u bë e mundur falë procedurës së tij të fundit në spital.

princi william mbreti charles

Sondazh

Poll