Aktualitet

Plagoset me thikë 61-vjeçari në Vlorë, vihet në pranga autori

Policia ka bërë të mundur arrestimin e menjëhershëm të autorit. Ndërkohë i plagosuri, ndodhet në spitalin e Vlorës, në kujdesin e mjekëve.

7 Shkurt 2024, 22:35 Nga r.ll
Plagoset me thikë 61-vjeçari në Vlorë, vihet në
foto ilustruese

VLORË- Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë, ku ka mbetur i lënduar një 61-vjeçar. 

Ngjarja ka ndodhur në lagjen "10 korriku" rreth orë 21:00 të mbrëmjes në një lokal, ku dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, një 43-vjeçar ka plagosur 61-vjeçarin.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e menjëhershëm të autorit. Ndërkohë i plagosuri, ndodhet në spitalin e Vlorës, në kujdesin e mjekëve.

NJOFTIMI I POLICISË:

Plagosi me mjet prerës (thikë) 61-vjeçarin, falë reagimit në kohë të Policisë, identifikohet dhe shoqërohet në Komisariatin e Vlorës, autori i dyshuar i plagosjes.

Sot, rreth orës 21:00, në lagjen “10 Korriku”, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, në ambientet e një lokali, shtetasi G. Sh., 43 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin P. Z., 61 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, shtetasin G. Sh, dhe shoqërimin e tij në Komisariatin e Vlorës, për veprime të mëtejshme hetimore.

Ndërkohë i dëmtuari, shtetasi P. Z., ndodhet në spitalin e Vlorës, në kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu në kuadër të hetimit lidhur me zbardhjen e plotë të ngjarjes, është shoqëruar në ambientet e komisariarit dhe pronari i lokalit, ku ka ndodhur ngjarja, shtetasi B. D.

Vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

plagosje ne vlore

Sondazh

Poll