Bota

"E futën në makinë nën kërcënimin e armës", 4 burra sulmojnë fizikisht një person në Prishtinë

Lidhur me rastin janë identifikuar 3 të dyshuar dhe janë shoqëruar nga policia.

8 Shkurt 2024, 09:00 Nga M.B
"E futën në makinë nën kërcënimin e
Foto ilustruese

PRISHTINA- Një person në Prishtinë ka njoftuar autoritetet se disa burra të panjohur, nën kërcënimin e armës e kanë detyruar me dhunë që të hyjë në një makinë. Pasi e kanë futur në makinë ai ka raportuar se ata e kanë sulmuar fizikisht.

Lidhur me rastin janë identifikuar 3 të dyshuar dhe janë shoqëruar nga policia. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Njoftimi: 

“Rr. Muharrem Fejza, Prishtinë 04.02.2024, 17:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se katër persona të panjohur, nën kërcënimin e armës e kishin detyruar me dhunë atë që të hyjë në veturën e tyre duke e sulmuar fizikisht dhe më pas e kishin liruar. Lidhur me rastin janë identifikuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe të njëjtit janë shoqëruar në stacionin policor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt", njofton Policia e Kosovës.

dhune prishtina

Sondazh

Poll