Sport

Jack Grealish i Cityt, nënshkruan një tjetër kontratë të re miliona dollarëshe: “Çdo gjë që ai prek kthehet në ar”...

Protagonizmi i anësorit të Manchester City shkon edhe përtej fushës…

7 Shkurt 2024, 19:09 Nga DOSJA
Jack Grealish i Cityt, nënshkruan një tjetër kontratë

ANGLI - Jack Grealish është një nga figurat e Manchester Cityt të Pep Guardiolës, por protagonizmi i tij shkon përtej fushës së futbollit.

Sipas ‘The Sun’, anësori është pjesë e fushatës së re reklamuese të Pepsit, në të cilën merr pjesë edhe Vinnis Jones, ish-ndërkombëtari anglez. Kontrata e nënshkruar me markën e pijeve freskuese vlen më shumë se… 1 milion euro, sipas një burimi për gazetën britanike.

"Jack po fiton mbi 1 milion euro nga kontrata e tij e re me Pepsin. Është për një fushatë të re reklamuese me Vinnie Jones, i cili gjithashtu ka nënshkruar. Të dy filmuan pjesët e tyre për reklamën, e cila mund të shihet në fund të këtij viti", sqaroi ai.

"Jack vlen çdo qindarka, sepse çdo gjë që ai prek kthehet në ar. Është një njoftim vërtet argëtues dhe Jack dhe Vinnie po ndjekin gjurmët e lojtarëve të tjerë të mëdhenj si David Beckham dhe Lionel Messi," tha ai gjithashtu.

Ndërkombëtari anglez, i zbuluar edhe nga 'The Sun', është ambasador i Gucci dhe ka nënshkruar kontrata miliona dollarësh me Bose, një kompani kufjesh, dhe Puma.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll