Sport

Nesër, Shqipëria mëson rivalët e radhës në Nation League, ja çfarë duhet të dini!...

Liga e Kombeve ngriti siparin në sezonin 2018-2019. Shqipëria, në dy sezonet e para ka garuar në Ligën C dhe pas suksesit të arritur në sezonin 2020-2021 duke u renditur në vendin e parë në Grupin 4 të Ligës C, ka avancuar në Ligën B. Edhe këtë sezon kuqezinjtë ndodhen në Ligën B, teksa synimi është kalimi në Ligën A.

7 Shkurt 2024, 12:33 Nga DOSJA
Nesër, Shqipëria mëson rivalët e radhës në Nation

PARIS - Të enjten e 8 shkurtit në Paris (18:00), kombëtarja shqiptare do të njohë rivalët për sezonin e ri të UEFA Nations League 2024-2025, i katërti në histori. Kuqezinjtë ndodhen në Ligën B të vazos së tretë, aty ku bëjnë pjesë edhe Sllovenia, Irlanda dhe Mali i Zi.

Kundërshtarët e tjerë të Ligës B, që priten të jenë edhe rivalët e mundshëm të Shqipërisë në Nations League, janë të ndarë në tri vazo të tjera me nga katër skuadra secila. Në vazon e parë gjenden: Austria, Çekia, Anglia dhe Uellsi. Në vazon e dytë janë: Finlanda, Ukraina, Islanda dhe Norvegjia.

Ndërsa e katërta ka ekipe si: Gjeorgjia, Greqia, Turqia dhe Kazakistani. Ndeshjet do të zhvillohen sipas sistemit vajtje-ardhje. Gjithçka do të nisë në shtator të këtij viti, ku Shqipëria do të zhvillojë dy sfidat e para.

Më pas në tetor do të zhvillohen dy ndeshjet e tjera dhe në muajin nëntor do të mbyllet gjithçka me dy duelet e fundit të grupit.

Ndeshja 1: 5-7 shtator 2024

Ndeshja 2: 8-10 shtator 2024

Ndeshja 3: 10-12 tetor 2024

Ndeshja 4: 13-15 tetor 2024

Ndeshja 5: 14-16 nëntor 2024

Ndeshja 6: 17-19 nëntor 2024

Liga e Kombeve ngriti siparin në sezonin 2018-2019. Shqipëria, në dy sezonet e para ka garuar në Ligën C dhe pas suksesit të arritur në sezonin 2020-2021 duke u renditur në vendin e parë në Grupin 4 të Ligës C, ka avancuar në Ligën B. Edhe këtë sezon kuqezinjtë ndodhen në Ligën B, teksa synimi është kalimi në Ligën A.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll