Sport

Një gjerman më pak në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s, largohet Rumenige…

Nesër, në Paris të Francës, do të mbahen punimet e Kongresit të UEFA-s, ku pritet të ketë disa ndryshime edhe statuore

7 Shkurt 2024, 17:17 Nga DOSJA
Një gjerman më pak në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s,

FRANCE - Nesër në Paris, do të mbahen punimet e Kongresit të UEFA-s, ku do të kenë të reja sa i përket përbërjes së Komitetit Ekzekutiv.

Në takimin e radhës, të programuar ditën e nesërme (të enjten, 8 shkurt) mësohet se Karl-Hajnc Rumenige do të japë dorëheqjen nga posti i anëtarit të Komitetit Ekzekutiv.

Mësohet se zëvendësuesi i tij do të jetë presidenti i Atletiko Madridit, Miguel Ángel Gil.

Me largimin e Karl-Hajnc Rumeniges, Gjermania do të ketë tani vetëm një anëtar me të drejtë vote në komitetin ekzekutiv të UEFA-s. Bëhet fjalë për Hans-Joakim Vacke.  

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll