Sport

VIDEO/ Ndërhyrje horror, "plagoset" Sergio Busquets në miqësoren e Japonisë…

Mesfushori i Inter Miamit ndrydhi kyçin e këmbës së majtë, pas goditjes së Osakos në miqësoren që skuadra e tij humbi në penallti kundër Vissel Kobe.

7 Shkurt 2024, 17:32 Nga DOSJA

VIDEO/ Ndërhyrje horror, "plagoset" Sergio Busquets në

JAPONI - Inter Miami, pas 0-0 në 90 minuta, humbi me penallti (4-3) në miqësoren që luajti kundër Vissel Kobe në Japoni. Në një ndeshje në të cilën startuan Luis Súarez dhe Jordi Alba, ndërkohë që Leo Messi doli në fushë vetëm në minutën e 60-të, Sergio Busquets u rrëzua i dëmtuar.

Ish-lojtari i Barcelonës pësoi një ndërhyrje horror në minutën e 20-të të ndeshjes, që e dërgoi në dhomat e zhveshjes. Osako goditi topin dhe nga inercia shkeli në kyçin e majtë të spanjolit, i cili u përkul plotësisht në një rënie shumë spektakolare. Me gjeste të dukshme dhimbjeje, ish-ndërkombëtari spanjol u përpëlit në bar.

Një veprim i ashpër që bëri që ai të trajtohej fillimisht në fushën e Stadiumit Kombëtar në Tokio. Busquets u largua nën pushtetin e dhimbjeve... por i çalë, Bright hyri në vend të tij në minutën e 25-të.

Përmasat e dëmtimit do të shikohen, dy javë para fillimit të MLS, më 22 shkurt, ndaj Real Salt Lake për Inter Miami. Busquets është një pjesë kyçe për Tata Martinon.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll