Sport

Milani për "pazar" tek Chelsea, gati t'i marrë 3 yjet e vegjël…

Nëse Chelsea mund të shesë të tre lojtarët nuk është e qartë për momentin, por Milani do të tentojë të arrijë marrëveshje për ta.

7 Shkurt 2024, 11:36 Nga DOSJA
Milani për "pazar" tek Chelsea, gati t'i marrë 3 yjet e

ANGLI - Chelsea mund të vendoset të ketë një eksod largimesh në merkaton e verës, ku shumica e lojtarëve do të jenë ata që kanë marrë më pak minuta.

Blutë janë të vendosur të përmirësojnë skuadrën e tyre dhe besojnë se duhet të shesin përpara se të blejnë. Sipas të përditshmes sportive italiane Gazzetta Dello Sport, Chelsea do të shesë një ose dy lojtarë në Itali.

Megjithatë, kjo media thekson se Milani ka përzgjedhur tre yje të Bluve për transferimin e tyre në dritaren e ardhshnme të merkatos. Kuqezinjtë kanë në shënjestrën e tyre Benoit Badiashile dhe Trevoh Chalobah, së bashku me Carney Chukwuemeka.

Nëse Chelsea mund të shesë të tre lojtarët nuk është e qartë për momentin, por Milani do të tentojë të arrijë marrëveshje për ta.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll