Sport

VIDEO / E pabesueshme se si Klopp e parashikoi golin e pësuar nga gabimi i lojtarit të tij!

Klopp e pa gabimin e mesfushorit holandez dhe tani kanë dalë pamjet e reja ku shihet duke e kritikuar atë për neglizhencën që tregoi në fushë.

7 Shkurt 2024, 11:12 Nga DOSJA
VIDEO / E pabesueshme se si Klopp e parashikoi golin e pësuar nga gabimi i

ANGLI - Liverpooli pësoi një humbje 3-1 ndaj Arsenalit të dielën dhe pamjet e reja tregojnë reagimin e ashpër të Jurgen Klopp pas golit të pësuar nga Bukayo Saka.  Sulmuesi anglez e zhbllokoi duelin në minutën e 14-të pas një aksioni të shpejtë të sulmuesve vendas.

Gjithçka ndodhi kur mesfushori i Liverpoolit, Ryan Gravenberch nuk arriti të ndalonte Gabriel Martinelin dhe nuk ushtroi presion ndaj tij duke i lënë hapësira vendasve për të ndërtuar një sulm të shpejtë.

Klopp e pa gabimin e mesfushorit holandez dhe tani kanë dalë pamjet e reja ku shihet duke e kritikuar atë për neglizhencën që tregoi në fushë.

Trajneri i Liverpool ishte dukshëm i pakënaqur me mënyrën se si u pranua goli. Ai i tund duart holandezit, duke vënë në dukje punën e dobët të mesfushorit në presing dhe pamjet tanimë janë bërë virale.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll