Aktualitet

U mor e pandehur pasi falsifikoi letrën kërcënuese, KLGJ pezullon nga detyra gjyqtaren Arnisa Këlliçi

Ajo kishte pretenduar disa ditë më parë se ishte kërcënuar me jetë ajo edhe familja e saj, ku gjithashtu ka kërkuar nga prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë të deklarojë mungesë kompetence në lidhje me kallëzimet e bëra nga ana e saj për kërcënimet.

7 Shkurt 2024, 16:00 Nga r.ll
U mor e pandehur pasi falsifikoi letrën kërcënuese, KLGJ pezullon
arnisa këlliçi

TIRANË- Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur pezullimin nga detyra të gjyqtares Arnisa Këlliçi, e cila është marrë e pandehur nga Prokuroria e Tiranës nën akuzën për kallëzim të rremë.

Ajo kishte pretenduar disa ditë më parë se ishte kërcënuar me jetë ajo edhe familja e saj, ku gjithashtu ka kërkuar nga prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë të deklarojë mungesë kompetence në lidhje me kallëzimet e bëra nga ana e saj për kërcënimet.

Gjyqtarja shprehej se dyshon se njëri nga kërcënimet i ka ardhur indirekt nga një prokuror, i cili ushtron detyrën pranë prokurorisë së Gjykatë së Shkallës së Parë të Tiranës.

Në njoftimin e Prokurorisë bëhet me dije se gjyqtarja, e cila ushtron funksionin e saj pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka pretenduar se në zyrën e saj, ka konstatuar se i ka ardhur një letër me anë të postës, me tekst: “E dashur gjyqtare A….., keni dy fëmijë, D…… dhe R…….. Mendoni për ta se mund të rroni ju e jo ata dhe kjo është e rëndë. Me respekt!”.

Sipas prokurorisë letra kërcënuese është shkruar nga vetë gjyqtarja Këlliçi, rezultat i ardhur pas hetimeve paraprake dhe shqyrtimit të gjithë të dhënave.

arnisa këlliçi klgj

Sondazh

Poll