Aktualitet

Çështja Gërdeci/ GJKKO urdhër për gjetjen e sekretares së ish-ministrit Bumçi, seanca shtyhet më 21 shkurt

Kjo shtyrje vjen pasi sot ishte parashikuar të mbahej seanca e rradhës për çështjen ku pranë ambienteve të GJKKO u paraqit ish-ministri i mbrojtjes, Fatmir Mediu i cili deklaroi se ka pritur 16 vite që të merret në pyetje nga Prokuroria, por kjo e fundit nuk e ka thirrur.

7 Shkurt 2024, 10:49 Nga M.B
Çështja Gërdeci/ GJKKO urdhër për gjetjen e
Foto ilustruese

TIRANA- Seanca e radhës për çështjen "Gërdeci" pritet të zhvillohet më 21 shkurt. Kjo shtyrje vjen pasi sot ishte parashikuar të mbahej seanca e rradhës për çështjen ku pranë ambienteve të GJKKO u paraqit ish-ministri i mbrojtjes, Fatmir Mediu i cili deklaroi se ka pritur 16 vite që të merret në pyetje nga Prokuroria, por kjo e fundit nuk e ka thirrur. Po ashtu mësohet se GJKKO relatoi se Ministria e Drejtësisë i hapi rrugë një letër porosie në SHBA për marrjen e një dëshmitari në pyetje.

Gjithashtu mësohet se gykata urdhëri policinë të gjejë dëshmiraren Anjola Agolli sekretare e ish-ministrit të Drejtësisë Aldo Bumçi, mbi mbishkrimin për Shkëlzen Berishën, shkresë që ka dalë nga kjo zyrë. Gjykata ka kërkuar gjithashtu përsëritjen e fletethirrjen për Mihal Deljorgjin dhe Dritan Minxolli.

 

gerdeci gjkko

Sondazh

Poll