Bota

Nga raketat ruse janë vrarë 3 persona dhe janë plagosur 11 të tjerë në Ukrainë

I gjithë vendi u vu nën alarm ajror dhe sulmet u raportuan deri në perëndim, afër kufirit polkak.

7 Shkurt 2024, 10:51 Nga S.N
Nga raketat ruse janë vrarë 3 persona dhe janë plagosur 11
Foto Ilustrim

UKRAINË- Autoritetet ukrainase njoftuan se 3 persona kanë vdekur dhe 11 të tjerë janë plagosur, pasi raketat ruse goditët Kievin dhe qytete të tjera ditën e sotme. I gjithë vendi u vu nën alarm ajror dhe sulmet u raportuan deri në perëndim, afër kufirit polkak.

Komandati i përgjithsëm i Ukrainës tha se Rusia kishte lëshuar 64 raketa dhe dronë, prej të cilave 44 u kapën. Kryebashkiaku i Kievit tha se një raketë ruse e rrëzuar dëmtoi linjat e energjisë elektrike dhe shumë familje në kryeqytet janë pa energji elektrike.

Ukraina është në sulme të shpeshta ajrore, qëkur Rusia e pushtoi në 24 shkurt të 2022. Rusia përdor rregullisht lloje të ndrysme armësh në sulmet e saj, duke përfshirë dronë dhe raketa.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll