Bota

Hamasi paraqet një plan armëpushimi, parashikohen tre faze të cilat zgjasin 45 ditë secila

Ky propozim kërkon që militantët të shkëmbejnë pengjet e mbetura izraelite.

7 Shkurt 2024, 11:17 Nga S.N
Hamasi paraqet një plan armëpushimi, parashikohen tre faze të
Foto Ilustrim

PALESTINË- Hamasi ka paraqitur një plan të ri armëpushimi, si përgjigje ndaj një propozimi të dërguar javën e kaluar nga ndërmjetësuesit e Katarit dhe Egjptit. Reuters raporton se sipas një draft dokumenti, propozimi i Hamasit parashikon tre faza, të cilat zgjasin 45 ditë secila.

Ky propozim kërkon që militantët të shkëmbejnë pengjet e mbetura izraelite. Më pas do të fillonte rindërtimi i Gazës dhe forcat izraelite do të tërhiqeshin plotësisht nga aty. Armëpushimi do të bëjë që të rritet fluksi i ushqimit dhe ndihmave të tjera për qytetarët e Gazës, që tashmë po përballen me urinë dhe mungesë të madhe të gjërave bazë.

Është vënë re se sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka mbërritur gjatë natës në Izrael, pas takimit me krerët e ndërmjetësve Katar dhe Egjipt.

Izraeli nisi luftimet në Gaza pasi militantët nga Gaza e sunduar nga Hamasi vranë 1200 njerëz dhe morën 253 pengje në Izrael në 7 tetor. Sipas raporteve të deritanishme, Ministria e Shëndetësisë e Gazës thotë se të paktën 27,585 palestinezë janë konfirmuar të vrarë nga fushata ushtarake e Izraelit e mijëra të tjerë dyshohet se janë varrosur nën rrënoja.

lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll