Sport

Eliminohet Koreja e Jugut nga Kupa e Azisë, Klinsmann nuk jep dorëheqjen...

Pas humbjes të së martës kundër Jordanisë (2-0) në gjysmëfinalen e Kupës së Kombeve të Azisë, trajneri i Koresë së Jugut, Jürgen Klinsmann, pohoi se nuk do të jepte dorëheqjen pavarësisht kritikave.

7 Shkurt 2024, 11:11 Nga DOSJA

Eliminohet Koreja e Jugut nga Kupa e Azisë, Klinsmann nuk jep

KATAR - Pas humbjes (2-0) ndaj Jordanisë, të martën në gjysmëfinale të Kupës së Kombeve të Azisë, trajneri i Koresë së Jugut, Jürgen Klinsmann, është në qendër të kritikave. Kështu gjermani paguan për zhgënjimin korean dhe lojën mesatare të ofruar nga lojtarët e tij gjatë garës.

Koreja e Jugut, megjithatë, filloi fushatën e saj si një nga kombëtaret favorite të turneut.  Por, me gjithë talentin që kishte në dispozicion Klinsmann, skuadra e tij nuk arriti kurrë të ishte vërtet bindës në fushë, shpesh duke u mbështetur në shkrepjet individuale.

Loja e koreanëve kishte fituar etiketën e "futbollit zombie", pas paraqitjeve mediokre të shpëtuar disa herë nga rrufeja në fund të ndeshjes: ata në fakt shënuan katër here gola pas përfundimit të kohës së rregullt, duke përfshirë veçanërisht një në minutën e 104-të në ndeshjen çerekfinale ndaj Australisë.

Eliminohet Koreja e Jugut nga Kupa e Azisë, Klinsmann nuk jep

Trajneri i kombëtares koreane e pranoi përgjegjësinë për humbjen e Koresë së Jugut, por nuk dha dorëheqjen e tij. "Unë nuk kam në plan të bëj asgjë, do të analizoj këtë turne, do të kthehem në Kore me ekipin dhe do të flas me federatën për atë që ishte e mirë dhe jo aq e mirë në turne,"- tha ai.

Në qendër të kritikave që nga humbja e së martës në mbrëmje, Klinsmann konsiderohet përgjegjës për këtë takim të humbur nga shtypi i Koresë së Jugut. “Në këtë turne, Koreja nuk tregoi performancë të mirë. Ata performuan dobët si në fazën e grupeve, ashtu edhe në fazën e 16-të dhe i shpëtuan për pak humbjes. Në fund, sfida për të fituar turneun për herë të parë në 64 vjet ishte e kotë,”- komenton e përditshmja koreane “Sports Seoul”.

Nga ana e saj, “News Factory”, një nga mediat më me ndikim në vend, deklaroi: “Ky rezultat është faji i trajnerit që kishte lojtarët më të mirë në historinë e vendit, por nuk mundi t'i bashkonte”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll