7 Shkurt 2024, 08:07
Nga M.B
Foto ilustruese
SHBA- Mungesa e bulonave që sigurojnë panelin në kornizën e avionit “Boeing 737 Max 9” mund të jenë shkaktari i shkëputjes së derës në avionin e kompanisë “Alaska Airlines” muajin e kaluar, sipas grupit që po kryen hetime. Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit publikoi të martën një raport paraprak mbi incidentin e 5 janarit. Në raport përfshihet një foto nga firma Boeing, e cila e prodhoi panelin, ku shihet se mungojnë tre nga katër bulonat që pengojnë lëvizjen e panelit. Vendndodhja e bulonit të katërt nuk shihet. Hetuesit thonë se mungesa e dëmtimeve rreth panelit tregon se të katër bulonat mungonin përpara se avioni të nisej nga Portlandi i Oregonit. Pilotët u detyruan të bënin një ulje urgjente me një vrimë në anën e avionit. Mungesa e bulonave bëri që paneli të shkëputej nga korniza e avionit. Raporti paraprak tregon se pajisja që mbyll portën e avionit, e instaluar nga kompania e furnizimit “Spirit AeroSystems”, mbërriti në fabrikën Boeing pranë qytetit Seattle me pesë pjesë të dëmtuara. Ekipi i firmës Boeing i zëvendësoi pjesët e dëmtuara, proces i cili kërkonte heqjen e katër bulonave në fjalë.
Ekspertët e sigurisë kanë thënë se aksidenti mund të kishte patur pasoja katastrofike nëse avioni do të kishte arritur lartësinë e duhur të fluturimit. Ulja e presionit në avion pas shkëputjes së panelit do të kishte qenë e lartë dhe pasagjerët dhe ekuipazhi mund të mos kishin qenë në karrige me rrip sigurimi. Megjithëse raporti paraprak vuri në dukje rolin e firmës Spirit në incident, shefi i firmës Boeing, David Calhoun, tha javën e kaluar se kompania e tij i mbante përgjegjësitë.
“Dua që të gjithë ta dinë se Boeing-u i mban përgjegjësitë. Ne zotërojmë zinxhirin tonë të furnizimit dhe firmën Spirit. Ne jemi përgjegjës për rezultatet e punës sonë”, tha zoti Calhoun për rrjetin CNBC.
Incidenti ka shtuar pikëpyetjet në lidhje me cilësinë e prodhimit të firmës së avionëve Boeing. Administrata Federale e Aviacionit po heton nëse firma Boeing dhe furnitorët e tij kanë ndjekur procedurat e duhura të sigurisë në prodhimin e pjesëve për modelin e avionit Max. Agjencia amerikane e ka ndaluar firmën Boeing që të përshpejtojë prodhimin e modelit 737 derisa agjencia të jetë e kënaqur me cilësinë e prodhimit./ VOA
avion boeing
Bota
6 Shkurt 2024, 22:51
r.ll
Antony Blinken takohet me Mohammed bin Salman
LINDJA E MESME- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se Arabia Saudite ka ende një interes t...
Bota
6 Shkurt 2024, 22:52
h.k
Foto ilustruese
IZRAEL-Protestat shpërthejnë në Jerusalem dhe Beit Shemesh me qindra hebrenj ultra-ortodoksë që bllokuan rrug&eum...
Bota
6 Shkurt 2024, 22:15
r.ll
foto ilustruese
RUSI- Ministria e Jashtme e Rusisë tha se ka informuar ambasadoren izraelite, Simona Halperin, për reagimin e saj “negativ&...
Bota
6 Shkurt 2024, 22:21
h.k
Foto ilustruese
SHBA-Eksperti amerikan Tucker Carlson, i cili aktualisht është në një vizitë në Moskë, ka njoftuar se p...
Bota
6 Shkurt 2024, 22:18
h.k
Foto ilustruese
SHBA-Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka kërkuar sërish q&eu...
Bota
6 Shkurt 2024, 22:00
r.ll
sebastian pinera
KILI- Ish-presidenti kilian Sebastian Pinera ka humbur jetën në një aksident me helikopter në Kili. Helikopteri që...
Bota
6 Shkurt 2024, 21:43
S.N
Boris Pistarius
GJERMANI- Ministri gjerman i Mbrojtjes,Boris Pistorius ka thënë se çështja e dinarit, vendimit të marrë...
Bota
6 Shkurt 2024, 21:29
S.B
pamje nga vendngjarja
GREQI- Policia greke ka arrestuar “Hayate”, shqiptarin Florian Zani, nën akuzën e dhunës raciste ndaj...
Bota
6 Shkurt 2024, 21:23
r.ll
albin kurti
PRISHTINË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dalë me një reagim të dytë ditën e sotme mbi vendimin e ...
Bota
6 Shkurt 2024, 21:10
h.k
Foto ilustruese
SHBA-Gjykata ka shpallur fajtore një nënë nga Miçigani për të shtënat që shkaktuan 4 viktima n&e...