Bota

Blinken: Arabia Saudite e interesuar për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin, por kërkon krijimin e një shteti palestinez

Por Princi i Kurorës Saudite Mohammed bin Salman e bëri të qartë se lufta në Gaza duhet të përfundojë dhe duhet të ketë një kohë të qartë, të besueshme për rrugën drejt krijimit të një shteti palestinez.

6 Shkurt 2024, 22:51 Nga r.ll
Blinken: Arabia Saudite e interesuar për normalizimin e
Antony Blinken takohet me Mohammed bin Salman

LINDJA E MESME- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se Arabia Saudite ka ende një interes të fortë në normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin.

Por Princi i Kurorës Saudite Mohammed bin Salman e bëri të qartë se lufta në Gaza duhet të përfundojë dhe duhet të ketë një kohë të qartë, të besueshme për rrugën drejt krijimit të një shteti palestinez.

Blinken zhvilloi një takim me princin e Kurorësa për më shumë se dy orë të hënën në Riad. Ai është planifikuar të takohet me zyrtarë të lartë izraelitë në Tel Aviv të mërkurën, shkruan CNN.

Si në këtë udhëtim ashtu edhe në turneun e tij të fundit në rajon, Blinken ka theksuar se qeveria izraelite duhet të marrë vendime të vështira dhe të shkojë drejt një zgjidhjeje me dy shtete nëse dëshiron të arrijë normalizimin me Arabinë Saudite dhe nëse dëshiron mbështetjen e fqinjëve arabë për sigurinë dhe rindërtimin në Gaza.

Kryeministri Benjamin Netanyahu e ka kundërshtuar vazhdimisht idenë e një shteti palestinez. Ai ka thënë gjithashtu se lufta në Gaza do të vazhdojë edhe me muaj të gjatë . 

 

 

antony blinken lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll