Aktualitet

Vranësira dhe reshje shiu në një pjesë të vendit, si parashikohet moti për sot

Vranësirat në orët e para të ditës do të pasohen me reshje të dobta shiu në pjesë veriperëndimore të territorit, pas orëve të mëngjesit pritet ndërprerja e reshjeve.

7 Shkurt 2024, 07:16 Nga M.B
Vranësira dhe reshje shiu në një pjesë të vendit, si
Foto ilustruese

TIRANA- Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Parashikohet mot me vranësira mesatare e të dendura si dhe alterime kthjellimesh pas orëve të pasdites. Vranësirat në orët e para të ditës do të pasohen me reshje të dobta shiu në pjesë veriperëndimore të territorit, pas orëve të mëngjesit pritet ndërprerja e reshjeve. Era pritet të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era arrin shpejtësi deri 10-12m/sek duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-2ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore -1 deri 17°C,

në zonat e ulëta -3 deri 21°C,

në zonat bregdetare 0 deri 21°C.

parashikimi i motit

Sondazh

Poll