Aktualitet

U sekuestruan mbi 2 ton kokainë dhe mijëra euro, dalin pamjet e operacionit kundër mafias shqiptare në Ekuador dhe Spanjë

Ndërkohë autoritetet sekuestruan: mbi 2 ton kg kokainë; 450.000 euro; 10 armë zjarri; 25 automjete; 22 pasuri të sekuestruara; 27 terminale celulare.

6 Shkurt 2024, 19:45 Nga r.ll
U sekuestruan mbi 2 ton kokainë dhe mijëra euro, dalin pamjet e
pamje nga operacioni

EKUADOR- Janë publikuar pamjet nga megaoperacioni i zhvilluar në Spanjë e Ekuador, ku u vunë në pranga të paktën 30 persona, pjesë e një organizate kriminale që drejtohej nga një shqiptar.

Ndërkohë autoritetet sekuestruan: mbi 2 ton kg kokainë; 450.000 euro; 10 armë zjarri; 25 automjete; 22 pasuri të sekuestruara; 27 terminale celulare.

Nga një video e publikuar nga autoritetet ekuadoriane në rrjetin social “X”, duket sasia marramendëse e parave me vlerë 450 mijë euro, e cila është e ndarë në dhjetëra pako dhe efektivët përpiqen ta shpërndajnë dhe sistemojnë në parketin e apartamentit. 

Sipas hetimeve, shqiptari Dritan Gjika ishte drejtuesi i kësaj organizate, e cila ishte ngarkuar me porositë pranë laboratorëve të prodhimit të kokainës në Kolumbi deri në koordinimin e shitjes në Evropë. Për këtë, organizata pati bashkëpunimin e disa personave që ndihmuan në koordinimin e transportit deri në kufirin me Ekuadorin, konkretisht në provincën e Carchi.

Prej aty supozohet se ngarkesa e paligjshme vazhdoi rrugën e saj në rrugë tokësore për në qendrat e saj të operimit në provincat e Cotopaxi, Los Ríos dhe Guayas, ku u grumbulluan sasi të mëdha substancash të paligjshme.

Sipas hetimeve, organizata kontaminoi kontejnerë me mallra të ligjshme (banane) për të transportuar drogën në Belgjikë, Holandë, Turqi dhe Shqipëri .Policia beson se organizata kishte informacion të privilegjuar për dokumentet detare të tregtisë së jashtme, gjë që e lehtësonte kontaminimin e disa kontejnerëve javor.

ekuador spanje dritan gjika

Sondazh

Poll