Aktualitet

FOTO/ E monitoronte gjithë kohën me kamera sigurie, Asqeri Mandri lë lojën me fëmijët dhe dhunon gruan

Mësohet se 34-vjeçari ishte kthyer prej 6 muajsh nga Gjermania dhe pas qëndrimit në Shqipëri kishte nisur të monitoronte nga tre kamera në çdo dhomë të shtëpisë.

6 Shkurt 2024, 20:14 Nga r.ll
FOTO/ E monitoronte gjithë kohën me kamera sigurie, Asqeri Mandri
pamje nga kamerat e sigurisë

TIRANË- Asqeri Mandri është vënë ditën e sotme në pranga pas zbulimit të një tjetër rasti dhune në Tiranë. Përveç dhunës që ushtronte ndaj gruas kishte instaluar kamera në çdo cep të banesës.  Në pamjet e mësipërme shihet teksa 34-vjeçari po luan me vajzat, pas këtij momenti, Mandri çohet dhe dhunon bashlëshorten në sy të fëmijëve të mitur. 

Kamerat e sigurisë që ai vetë i kishte montuar brenda dhe jashtë shtëpisë, janë një provë e fortë kundër tij pasi kanë filmuar momentet kur 34-vjeçari dhunon bashkëshorten në sy të tyre. Mësohet se 34-vjeçari ishte kthyer prej 6 muajsh nga Gjermania dhe pas qëndrimit në Shqipëri kishte nisur të monitoronte nga tre kamera në çdo dhomë të shtëpisë.

Pas kthimit nga Gjermania ai ka tentuar të pengojë gruan për të punuar e cila fillimisht për 2 javë nuk ka shkuar në punë prej xhelozisë, por më pas është rikthyer. Në deklarimet e tij Mandri është shprehur se i monitoronte se "kështu ma dha truri". Në dëshminë e saj para hetuesve gruaja është shprehur se mbyllej në banesë nga burri i cili i ushtronte edhe dhunë dhe e ruante me kamera.  Ajo më tej shtoi se 34-vjeçari pas kthimit nga Gjermania kishte shfaqur shenja të theksuara xhelozie dhe gjithë kohën e shante duke e akuzuar edhe për tradhti. Çifti ka 4 fëmijë të cilët kanë rënë pre e dhunës së vazhdueshme. 

asqeri mandri tirane

Sondazh

Poll