Bota

Bëri homazhe në Prekaz, avokati serb: BIA më ka ndaluar ilegalisht në pikën kufitare

Rreth tri javë më parë ai bëri homazhe në kompleksin memorial në Prekaz.

6 Shkurt 2024, 14:38 Nga M.B
Bëri homazhe në Prekaz, avokati serb: BIA më ka ndaluar
Çedomir Stojkoviç

SERBIA- Avokati serb, Çedomir Stojkoviç, ka njoftuar se është ndaluar nga policia serbe dhe është marrë në pyetje, në pikën kufitare mes Serbisë dhe Hungarisë në Horgosh. Rreth tri javë më parë ai bëri homazhe në kompleksin memorial në Prekaz.

“Më ndaluan sërish ilegalisht në pikën kufitare, në Horgosh, këtë herë gjatë daljes nga vendi”, ka shkruar Stojkoviç në platformën X.

Ai ka thënë se policia serbe e ndaluan për të njëjtat arsye, pasi kishte bërë homazhe në varrezat e familjes Jashari në Prekaz dhe se përfaqëson politikanin serb të opozitës, Nikolla Sanduloviç.

“Pikërisht për të njëjtat arsye: 1) Vendosa lule mbi varrin e një vajze shqiptare më 18 janar 2024. në Prekaz, 2) përfaqësoj Nikola Sanduloviqin; dhe BIA nuk më lejon të lëviz lirshëm për këtë”, ka shkruar tutje Stojkoviq.

Po ashtu, ai ka thënë se policia serbe iakanë marrë pasaportën me arsyetimin se po kryejnë “kontroll kufiri”, por kjo, sipas tij, është gënjeshtër.

“Unë iu them: “Po gënjeni! Nuk kryeni asnjë kontroll kufitar, as pasaportën time, as makinën time, as plaçkat e mia, po ju them që kam të fshehura 15 kilogramë heroinë, 3 milionë euro dhe 2 emigrantë, makinën time, dhe ju ende nuk e kontrolloni makinën time”, ka shtuar avokati.

serbia kosova

Sondazh

Poll