Bota

Situatë apokaliptike/ Qindra njerëz të zhdukur nga zjarret në Kili

Shumë njerëz nuk mundën të iknin në kohë dhe u përfshinë nga flakët.

6 Shkurt 2024, 13:06 Nga E.d

Situatë apokaliptike/ Qindra njerëz të zhdukur nga zjarret

KILI- Qindra njerëz janë zhdukur ndërsa zjarret vazhdojnë të shkatërrojnë shtëpitë në rajonin Valparaiso të Kilit. Më shumë se 120 persona kanë humbur jetën nga zjarret, të cilat kanë djegur mijëra shtëpi. Presidenti Gabriel Boriç tha se zjarri ishte katastrofa më e keqe që ka goditur vendin që nga tërmeti i 27 shkurtit 2010, në të cilin vdiqën më shumë se 500 njerëz.

Shumë njerëz nuk mundën të iknin në kohë dhe u përfshinë nga flakët. Ministri i Brendshëm tha se përparësia e qeverisë ishte shpëtimi i jetëve dhe ndalimi i zjarrit. Ndërkohë, vullnetarët po shpërndajnë ushqime dhe rroba për ata që kanë humbur shtëpitë e tyre. Sipas autoriteteve, rreth 15 mijë shtëpi janë dëmtuar. Presidenti Boriç shpalli gjendjen e jashtëzakonshme të premten dhe vendosi një shtetrrethim gjatë natës. 

gabriel boriç zjarret ne kili

Sondazh

Poll