4 Shkurt 2024, 17:59
Nga h.k
Foto ilustruese
UKRAINË-Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka vizituar trupat ukrainase në vijën e frontit në juglindje të vendit, dhe ka shpërndarë medalje, tha zyra e tij të dielën
Vizita e tij u bë në një kohë spekulimesh se shefi i famshëm i ushtrisë ukrainase mund të shkarkohet.
“Kam nderin të jem këtu sot, për t’i mbështetur luftëtarët dhe për t’i shpërblyer ata. Ata përballen me mision të vështirë dhe kritik për ta zmbrapsur armikun dhe për ta mbrojtur Ukrainën”, tha Zelensky në një komunikatë, pasi e vizitoi rajonin e Zaporizhjas.
Presidenca ukrainase tha se Zelensky i vizitoi pozicionet ushtarake ukrainase në afërsi të fshatit Robotine, i cili ndodhet pothuajse në vijën e frontit.
Pjesa juglindore e Robotines u çlirua në fund të gushtit gjatë kundërofensivës ukrainase kundër forcave ruse.
Zelensky e vizitoi frontin e betejës në një kohë pasigurish për fatin e shefit të ushtrisë ukrainase, Valeriy Zaluzhny.
Sipas Reuters, Qeveria ukrainase e kishte njoftuar Shtëpinë e Bardhë të premten se po planifikon ta shkarkojë komandantin kryesore të ushtrisë, i cili është udhëheqës i luftës kundër forcave pushtuese ruse.
Dyshimet për shkarkimin e Zaluzhny, i cili ka pasur mospajtime me Zelenskyn për një sërë çështjesh, pasojnë pas kundërofensivës ukrainase të vitit të kaluar, e cila dështoi ta çlirojë shumicën e territorit të pushtuar nga Rusia.
I njohur si “gjenerali i hekurt”, Zaluzhny është tejet i popullarizuar./REL
volodymyr zelensky
Bota
4 Shkurt 2024, 17:22
h.k
Foto ilustruese
BERLIN- Kryetari i Komisionit për Punët e Jashtme në Bundestag, Michael Roth ka reaguar në lidhje me deklaratën e...
Bota
4 Shkurt 2024, 17:11
h.k
Foto ilustruese
ITALI-Një 13-vjeçare italiane ka rënë pre e një përdhunimi në grup, ndodhur në ambientet e nj&eu...
Bota
4 Shkurt 2024, 16:29
S.N
Pamje nga ngarja
ITALI- Detaje të reja kanë dalë lidhur me zhvatjen ndaj babit dhe motrës së Rino Gattusos në Kalabri. Dy per...
Bota
4 Shkurt 2024, 16:14
h.k
Foto ilustruese
GREQI-Pasditen e së premtes, një e burgosur 19-vjeçare në burgun e grave të Tebës në Greqi, denoncoi ...
Bota
4 Shkurt 2024, 15:55
S.N
Foto Ilustrim
ITALI- Një i moshuar 89-vjeçar është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm, në shtëpin&eum...
Bota
4 Shkurt 2024, 15:36
S.N
Oleg Konemenko
RUSI- Oleg Konomenko, kozmonauti rus vendosi një rekord të ri ditën e sotme, për kohën totale të kalua...
Bota
4 Shkurt 2024, 15:07
h.k
Foto ilustruese
BRUKSEL-Duket sikur po i afrohemi gjithnjë e më shumë Luftës së Tretë Botërore, pasi NATO njofton plane...
Bota
4 Shkurt 2024, 14:42
h.k
Foto ilustruese
KILI-Së paku 46 njerëz kanë vdekur si pasojë e zjarreve që janë përhapur një pjesë të ba...
Bota
4 Shkurt 2024, 14:30
I.A
Foto Ilustruese
KOSOVË- Për dy vjet të gjatë nuk pajtohej dot me faktin që “i mungonte një pjesë e trupit”. ...
Bota
4 Shkurt 2024, 14:26
S.N
arben taravari
SHKUP- Kryetari i partisë Aleanca për Shqiptarët, Arben Taravari ka vendosur t’i bashkohet opozitës shqiptare n&e...