Bota

I mbuluar me gjak, gjendet i vdekur 89-vjeçari në shtëpinë e tij në Itali/ Shoqërohet në polici kujdestarja e të moshuarit

Kujdestarja e 89-vjeçarit, një grua 40-vjeçare është shoqëruar në polici, për tu intervistuar nga hetuesit.

4 Shkurt 2024, 15:55 Nga S.N

 

I mbuluar me gjak, gjendet i vdekur 89-vjeçari në shtëpinë
Foto Ilustrim

ITALI- Një i moshuar 89-vjeçar është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm, në shtëpinë e tij në zonën Canavera në Pavese të Italisë. Trupi i pajetë i tij u gjet në një pellg gjaku në këmbët e krevatit.

I moshuari jetonte vetëm dhe ndihmohej nga një kujdestare italiane. Kujdestarja e 89-vjeçarit, një grua 40-vjeçare është shoqëruar në polici, për tu intervistuar nga hetuesit.

I moshuarit u gjet nga të afërmit e tij të cilët njoftuan menjëherë policinë. Trupit të tij po i kryhet autopsia, që do të përcaktojë shkaqet e vdekjes.

itali

Sondazh

Poll

Bota 4 Shkurt 2024, 14:30 I.A

Triumfi i dyfishtë kundër kancerit

Foto Ilustruese KOSOVË- Për dy vjet të gjatë nuk pajtohej dot me faktin që “i mungonte një pjesë e trupit”. ...