Bota

Përdhunim në grup nga 7 persona / Tragjedia e 13-vjeçares në Itali, e futën në tualet: Askush nuk më dëgjoi lutjet

Ndërsa kanë kaluar disa ditë, e mitura ka mundur që me ndihmën e policisë të identifikojë 3 nga 7 autorët e përdhunimit.

4 Shkurt 2024, 17:11 Nga h.k
Përdhunim në grup nga 7 persona / Tragjedia e 13-vjeçares
Foto ilustruese

ITALI-Një 13-vjeçare italiane ka rënë pre e një përdhunimi në grup, ndodhur në ambientet e një tualeti publik të Villa Bellini në Catania. Ngjarja tronditëse ndodhi në sy të të dashurit të saj, ditën e martë të javës së shkuar.

Ndërsa kanë kaluar disa ditë, e mitura ka mundur që me ndihmën e policisë të identifikojë 3 nga 7 autorët e përdhunimit.

Sipas mediave italiane, e mitura u është përgjëruar 7 autorëve që të mos e lëndonin dhe ta linin të shkonte, por lutjet e saj nuk janë dëgjuar.

Zëvendësprokurorja kërkoi vleftësimin e dispozitës dhe dhënien e masës së arrestit me burg për të dyshuarit, ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë episod të frikshëm.

perdhunim itali

Sondazh

Poll

Bota 4 Shkurt 2024, 14:30 I.A

Triumfi i dyfishtë kundër kancerit

Foto Ilustruese KOSOVË- Për dy vjet të gjatë nuk pajtohej dot me faktin që “i mungonte një pjesë e trupit”. ...