Sport

Superiorja/ Dinamo “poker” ndaj Erzenit në transfertë, Kurbini, “tabu” për shkodranët, Vllaznia dhe Laçi ndajnë pikët midis tyre...

“Nëndetsja” blu fitoi 4-0 ndaj Erzeni, ndërsa takimi Laçi-Vllaznia u mbyll në barazim 1-1.

4 Shkurt 2024, 16:26 Nga DOSJA

Superiorja/ Dinamo “poker” ndaj Erzenit në transfertë,

TIRANE - Me ndeshjet e mesditës të së dielës: Laçi - Vllaznia në Kurbin dhe Erzeni - Dinamo në “Egnatia Arena” në Rrogozhinë, mbyllen ndeshjet e javës së 22-të të Abissnet Superiores.

Skuadra e Dinamos, që drejtohet nga Dritan Mehmeti, fitoi me “poker” golash në tranfertën ndaj Erzenit dhe mori tre pikë të rëndësishme. “Nëndetësja blu’ zhbllokoi takimin në minutën e 32-të me Hoxhën, teksa vetëm gjashtë minuta më pas Kaçorri dyfishoi avantazhin e skuadrës së tij dhe bëri që fraksioni i parë të mbyllej me rezultatin 0-2.

Në pjesën e dytë u realizuan edhe dy gola të tjetër nga Dinamo, me Zabërgjan që shënoi në minutën e 85-të, teksa në minutën e 90-të Bardhi vulosi 0-4 këtë takim.

Pas javës së 22-të të Superligës, Erzeni renditet në vend të tetë me 22 pikë, teksa Dinamo ngjitet në vend të pestë me 28 pikë.

Sakaq, në stadiumin e Kurbinit, çifti Laçi-Vllaznia ndajnë pikët në takimin që u mbyll me barazimin 1-1. Ishin kurbinasit ata që gjetën të parët rrugën drejt rrjetës, me Ujkën që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 41-të.

Në nisje të pjesë së dytë, më saktë në minutën e 51-të, shkodranët barazuan me Alivodën që gjeti rrugën drejt rrjetës, i ndihmuar nga një devijim i një mbrojtësi kurbinas.

Pas kësaj përballjeje, Laçi renditet në vend të gjashtë me 27 pikë, teksa Vllaznia në vend të tretë me 34 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll