4 Shkurt 2024, 13:00
Nga DOSJA

SPANJE - Ndeshja e Barcelonës përfundoi në skandal, pas një tjetër polemike lidhur me arbitrimin. Vitor Roque shënoi golin 3-1, më pas pa dy kartonë të verdhë brenda pesë minutave dhe u përjashtua.
Kartoni i dytë i verdhë shkaktoi polemika, pasi kundërshtari i tij, Rafa Marin, pretendoi se ishte penguar nga braziliani, por përsëritjet treguan se Roque ishte përpjekur të shmangte kontaktin me rivalin e tij, i cili tashmë ishte në tokë.
Largimi i i Roque me karton të kuq ka sjellë reagime të ashpra për arbitrimin në Spanjë, i cili është kontestuar ditët e fundit, me pretendimet se Real Madridi është favorizuar në këtë drejtim, duke ushtruar presion mbi arbitrat përmes kanalit zyrtar televiziv.
Dayana Lins Roque, bashkëshortja e Vitor Roque, ka reaguar menjëherë në rrjetet sociale pas përjashtimit të lojtarit.
Fillimisht, Dayana shkroi në Twitter "???????", një shenjë se ajo nuk e kuptoi se çfarë ndodhi, dhe më pas një foto të Roque pasi shënoi, krahas mbishkrimit: "Gol i shënuar, pjesa tjetër pa koment".
“Zoti e bekoftë jetën e këtij arbitri”, ka shkruar Dayana në një postim në Instagram.
Dayana dhe Vitor u martuan para se futbollisti të transferohej zyrtarisht te Barcelona. E reja shoqëroi brazilianin në kryeqytetin e Katalonjës.
Në minutën e 59-të, Vitor Roque hyri në fushë për Barcelonën. Në vetëm 13 minuta, sulmuesi i ri i blerë nga Brazili, shënoi një gol dhe u përjashtua me dy kartonë të verdhë.
Roque e pa të verdhën e parë në minutën e 67-të për një goditje me bërryl ndaj Tenaglias, faulli i dukshëm pa top. Vetëm pesë minuta larg, braziliani u paralajmërua për herë të dytë dhe u përjashtua.
Vitor Roque mori një të verdhë të dytë për një faull të supozuar ndaj Rafa Marin, por të gjitha përsëritjet treguan se lojtari i Alaves e kishte “vjedhur” atë. Duke qenë se nuk ishte një eliminim direkt, por kartoni i dytë i verdhë, VAR-i nuk mundi të ndërhynte.
“Eleminimi i turpshëm i Vitor Roque” dhe “Ndeshja e shënuar nga eliminimi skandaloz i Vitor Roque”, kanë qenë titujt e dhënë nga botimet katalane “Mundo Deportivo” dhe “Sport” pas ndeshjes Alaves - Barcelona.
Largimi i Roque vjen në një situatë tashmë të tensionuar në Spanjë. Kohët e fundit, Barcelona ka akuzuar vazhdimisht disa gabime të arbitrazhit në favor të rivalëve të Real Madridit.
B.T (Dosja.al)
20
19
18
17
16
15
14
13
12
11
10
9
8
7
6
5
4
3
2
1
Sport
4 Shkurt 2024, 12:30
BREGU I FILDISHTE - Anselme Santos, një tifoz që mbështet kombëtaren e Bregut të Fildishtë dhe ishte i pranishëm në du...
Sport
4 Shkurt 2024, 12:00
PORTUGALI - Cristiano Ronaldo, përveçse mbret i futbollit, dëshiron të arrijë majat edhe me bizneset e tij. Ai nuk n...
Sport
4 Shkurt 2024, 11:30
ITALI - Milani u pengua javën e kaluar ndaj Bolonjës (2-2), në një ndeshje ku humbi dy penallti me Giroud dhe Hernandez, por kjo nuk ...
Sport
4 Shkurt 2024, 11:00
BRAZIL - Atë që futbolli nuk arriti t'ia bëjë Brazilit dhe Argjentinës për vite me radhë, Wanda Nara e arriti me ...
Sport
4 Shkurt 2024, 10:30
ANGLI - Sot ka një përplasje të madhe të kandidatëve për titull, me liderët Liverpoolit që do të vizitojnë A...
Sport
4 Shkurt 2024, 10:00
SPANJE - Eden Hazard, i cili i dha fund karrierës së tij në tetor të vitit të kaluar dha një intervistë për &ldqu...
Sport
4 Shkurt 2024, 09:30
SPANJE - Carlo Ancelotti i është përgjigjur këtë të shtunë deklaratave të fundit të presidentit të Barcelon&...
Sport
4 Shkurt 2024, 09:11
PORTUGALI - Skena të pabesueshme me disa të plagosur, njëri prej të cilëve ndodhet i shtruar në spital në gjendje të r...
Sport
4 Shkurt 2024, 09:00
SPANJE - Xavi nuk u përmbajt në kritikat ndaj arbitrimit, pasi Vítor Roque u përjashtua me karton të kuq në fitoren ...
Sport
4 Shkurt 2024, 08:30
HONG KONG - Pas humbjes ndaj Al Hilal të Jorge Jesus dhe Al Nassr (pa Cristiano Ronaldo), Inter Miami vazhdoi turneun e tyre par...