Bota

Kokë dhie e gjakosur me pusullën “Kështu” para derës së shtëpisë/ Kërcënimi që mori gjytarja në Itali

Koka e dhisë u gjet nga gjyqtarje në orët e para të së premtës, e cila njoftoi më pas edhe policinë.

4 Shkurt 2024, 14:08 Nga S.N
Kokë dhie e gjakosur me pusullën “Kështu” para
Maria Francesco Marino

ITALI- Një gjyqtare e hetimeve paraprake në Gjykatën e Leçës në Itali, Maria Francesca Marino është kërcënuar me jëtë. Gjyqtarja gjeti një kokë dhie të përgjakur me një teh të ngulur në të, para portës së shtëpisë së saj.Kujtojmë se ajo kishte qënë subjekt i kërcënimeve edhe në të kaluarën.

Koka e dhisë u gjet nga gjyqtarje në orët e para të së premtës, e cila njoftoi më pas edhe policinë. Në një pusullë të vendosur pranë kokës së kafsësh shkruhej “Kështu”. Paraditen e djeshme u mblodh në mënyrë të menjëhershme Komiteti i Rendit në Prefekturë.

Kërcënimi që mori gjyqtarja besohet të jetë i lidhur me hetimet që çuan në operacionin antimafia, në të cilën u arrestuan 22 persona.

 

itali

Sondazh

Poll