Bota

Prezantuesi televiziv ukrainas largohet nga puna live: Do të bëhem pjesë e Forcave të Armatosura të Ukrainës

Ai tha se do të largohet për të luftuar Putinin, duke u bërë kështu pjesë e Forcave ukrainase.

4 Shkurt 2024, 12:42 Nga S.N
Prezantuesi televiziv ukrainas largohet nga puna live: Do të bëhem
Orest Drymalovsky

UKRAINË- Një prezantues televiziv në Ukrainë, gjatë trasmetimit live njoftoi largimin e tij nga puna. Ai tha se do të largohet për të luftuar Putinin, duke u bërë kështu pjesë e Forcave ukrainase. Orest Drymalovsky, 29-vjeçari prezantues në një intervistë tha se është detyrë e burrave të regjistrohen në ushtrinë ukrainase për të luftuar kundër forcave Putin.

Deklarata e tij gjatë trasmetimt live: Kjo është e gjtha për tani dhe për mua është një mbyllje sot. Ky është trasmetimi im i fundit përpara se të mobilizohem me Forcat e Armmatosura Ukrainase. Është koha për mua që të ndryshoj vendin  e punës nga kjo studio e rehatshme që e dua, për uniformën ushtarake. Do të filloj rrugëtimin tim të ri javën tjetër, që kësht dëshiroj të falenderoj të gjithë shikuesit e Window and Facts. Faleminderit që qëndruat me ne. Ju  kërkoj të besoni në forcat e Armatosura, të ndihmoni Forcat e Armatosura dhe të bëheni pjesë e tyre. Nuk ka asnjë mënyrë tjetër drejt fitores.

 

forcat e armatosura ukraiase orest drymalovsky lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll