Bota

Familjarët e ushtarëve rus protestojnë në Kremlin: Ktheni burrat tanë në shtëpi

 Të afërmit e ushtarëve u mblodhën të shtunën për të vendosur lule te Varri i Ushtarit të Panjohur, pak jashtë mureve të Kremlinit.

4 Shkurt 2024, 11:10 Nga E.d
Familjarët e ushtarëve rus protestojnë në Kremlin: Ktheni
Pamje nga protesta

MOSKË- Disa njerëz, kryesisht gazetarë, u arrestuan në një protestë në qendër të Moskës ndërsa gratë dhe të afërmit e tjerë të ushtarëve rusë të mobilizuar për të luftuar në Ukrainë bënë thirrje për kthimin e tyre.

 Të afërmit e ushtarëve u mblodhën të shtunën për të vendosur lule te Varri i Ushtarit të Panjohur, pak jashtë mureve të Kremlinit. U shënuan 500 ditë që kur presidenti rus Vladimir Putin në shtator 2022 urdhëroi një mobilizim të pjesshëm të deri në 300,000 rezervistë në luftën e Moskës kundër Ukrainës. 

“Ne duam që burrat tanë të kthehen të gjallë”, dëgjohet të thotë një nga protestuesit.

Thirrjet nga bashkëshortet dhe të afërmit për të sjellë në shtëpi ushtarët e mobilizuar rusë janë injoruar nga mediat e kontrolluara nga shteti dhe disa politikanë pro-Kremlinit janë përpjekur t'i konsiderojnë ata si marifete perëndimore. Protestuesit të shtunën e kundërshtuan me zemërim akuzën. 

Maria Andreyeva, burri dhe vëllai i së cilës po luftojnë në Ukrainë, tha për SOTAvision se ajo i shihte luftimet në Ukrainë si një tragjedi të madhe që ndodhi midis dy popujve vëllezër.

“Pothuajse çdo rus ka të afërm në Ukrainë, të afërt dhe të largët, kështu që kjo është një situatë që na ka goditur deri në palcë. Pas Luftës së Dytë Botërore, na u duk se gjyshërit tanë vdiqën në mënyrë që të mos kishte më kurrë konflikt”, tha Andreyeva.

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll