Bota

Gjermania pro deklaratës së BE ndaj Kosvoës: Po i hidhni benzinë zjarrit

Ndërsa Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffreu Hovenier, ka reaguar duke thënë se Qeveria amerikane është thellësisht e shqetësuar me veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës

4 Shkurt 2024, 11:31 Nga S.N

 

Gjermania pro deklaratës së BE ndaj Kosvoës: Po i hidhni
John Rhode

KOSOVË- Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë John Rhode ka bërë një reagim në rrjetin social X, ku tregon mbështetje për deklaratën e lëshuar nga Bashkimi Europian. Bashkimi Europian shfaqi shqetësim për operacionet e Policisë së Koosvës, ku janë mbyllur institucionet e drejtuara nga Serbia.

“Masat e njëanshme vetëm sa i hedhin benzinë zjarrit dhe janë pikërisht e kundërta e uljes së tensioneve”, tha Ambasadori gjerman i Kosovës. Ai theksoi se Bashkimi Europian është vendi më i përshtatshëm për të adresuar këto çështje.

Ndërsa Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka  reaguar duke thënë se Qeveria amerikane është thellësisht e shqetësuar me veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës.  Ai përmendi çështjen e dinarit serb dhe mbylljen e komunave paralele në Dragsh, Pejë, Istog dhe Klinë. Ai shtoi se këto veprime po rrisin tensionet etnike dhe si pasojë po kufizojnë mundësitë që SHBA të shërbejë si advokues për Kosovën në arenën ndërkombëtare.

gjermania kosova shba serbia

Sondazh

Poll