Aktualitet

Temperatura në rritje, si parashikohet moti për sot, koha e kthjellët

Ndërsa përgjatë vijës bregdetare si edhe në shumë qytete të zonës së ulët do të ketë temperatura të larta dhe lagështirë të lartë në ajër duke bërë që i nxehti të ndjehet më shumë.

4 Shkurt 2024, 07:33 Nga I.A
Temperatura në rritje, si parashikohet moti për sot, koha e
Moti

TIRANË- Territori shqiptar që në orët e para të ditës do të jetë nën ndikimin e intervaleve të gjata me kthjellime në të gjithë vendin. Orët e mesditës dhe pasditja do të sjellin vranësira të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Verilindore dhe Juglindore. Ndërsa përgjatë vijës bregdetare si edhe në shumë qytete të zonës së ulët do të ketë temperatura të larta dhe lagështirë të lartë në ajër duke bërë që i nxehti të ndjehet më shumë.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 16°C. Era do të fryjë e lehtë paradite por mesatare gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale 3 km/h duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

moti moti sot

Sondazh

Poll