Bota

Ukraina sulmon qytetin e pushtuar nga rusët/28 të vdekur, mes tyre edhe një fëmijë

Teksa 10 persona u shpëtuan nga forcat e kërkim-shpëtimit.

4 Shkurt 2024, 10:50 Nga S.N
Ukraina sulmon qytetin e pushtuar nga rusët/28 të vdekur, mes tyre
Pamje nga vendngjarja

UKRAINË- Rusia njoftoi se forcat ukrainase kanë goditur qytetin e pushtuar nga rusët. Nga sulmi në një furrë  kanë humbur jetën 28 persona. Ministria e Rusisë së Situatave të Jashtëzakonshme tha në një postim në Telegram se nga sulmi ukrainas në furrën e bukës, në mesin e 28 viktimave ishte edhe një fëmijë.

“Janë duke vazhduar operacionet e kërkim-shpëtimit në furrën e shkatërruar. Kanë humbur jetën 28 persona”, ka njoftuar ministria ruse për Situata të Jashtëzakonshme.

Teksa 10 persona u shpëtuan nga forcat e kërkim-shpëtimit. Ukraina nuk ka bërë asnjë koment për sulmin. Qyeteti në Ukrainën Lindore u morr në kontroll të rusëve në korrik të 2022, pas disa muajsh luftime të ashpra.

ukraina rusia lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll