Sport

Armando Broja i pafat! Sulmuesi kuqezi dëmtohet në debutimin e tij me Fulham…

Debutim i pafat për Armando Brojës me Fulhemin, në duelin e së shtunës ndaj Burnlet që përfundoi me shifrat 2-2.

4 Shkurt 2024, 07:48 Nga DOSJA

Armando Broja i pafat! Sulmuesi kuqezi dëmtohet në debutimin e tij me

ANGLI - Sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja, debutoi të shtunën me skuadrën e tij të re të Fulhamit. Ai u fut në fushën e lojës në minutën e 74-t, duke zëvendësuar Rodrigo Nuniz, por në fund të takimit raportohet se sulmuesi shqiptar i ardhur nga Chelsea, është dëmtuar.

Në deklaratën e dhënë pas ndeshjes, trajneri i Fulhem, Marko Silva, zbuloi se Broja, mori një goditje në kavilje, por gjithsesi shqiptari vendosi të vazhdonte ndeshjen deri në fund.  

Ndër të tjera Silva u shpreh se është ende shpejt për të njohur shkallën e dëmtimit të Brojës. Ky do të ishte vërtet një lajm shumë i keq, në qoftë se yllit shqiptar do t’i duhet të pushojë sërish për shkak të dëmtimit.  

“Është ende shpejt për të njohur shkallën e dëmtimit. Do ta kontrollojmë dhe të shohim se si është. Në atë moment, ai ndjente se mund të vazhdonte në fushë dhe unë e lashë në lojë”, u shpreh trajneri i Fulhemit.  

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll