Sport

Familja e Gennaro Gattusos, trajnerit të Marseille, viktimë e 'Ndranghetas’...

Familja e Gennaro Gattusos, trajnerit të OM, dyshohet se ishte viktimë e zhvatjes nga 'Ndrangheta’, një organizatë mafioze kalabreze.

3 Shkurt 2024, 20:45 Nga DOSJA
Familja e Gennaro Gattusos, trajnerit të Marseille, viktimë e

ITALI - Ky është një rast që autoritetet italiane e kanë ndjekur prej disa javësh dhe disa nga elementet e fundit janë raportuar nga shtypi vendas këtë të shtunë. Familja e Gennaro Gattuso dyshohet se ishte viktimë e zhvatjes nga krimi i organizuar i Kalabrisë ‘Ndrangheta’.

Në zanafillën e lidhjes, është babai i trajnerit të OM, Francesco Gattuso, i cili planifikoi të instalonte panele fotovoltaike në tokën që i përkiste, projekt për të cilin ai kishte siguruar një financim prej 80 mijë eurosh.

‘Ndrangheta’ dyshohet se i ka kërkuar para dhe ka tentuar t'i bëjë presion babait, duke i vënë zjarrin dy herë makinës së Ida Elvira Gattuso, motrës së Gennaros, në tetor dhe më pas në dhjetor. Ky i fundit ka bërë denoncim pas këtyre zjarrvënieve dhe nisi hetimi, duke përfshirë edhe përgjimet telefonike.

Në njërën prej tyre, sipas elementeve të zbuluara të shtunën nga gazeta “Il Fatto Quotidiano”, motra e Gattusos flet me një mik dhe tregon se vëllai i saj do të kishte paguar shumën e kërkuar, përkatësisht 3.000 euro. Hetimi çoi në arrestimin e dy personave të lidhur me 'Ndrangheta'.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll