Sport

E treta e vërteta, Tirana fiton me përmbysje në Kukës dhe ngjitet e treta!...

Trajneri Emiliano Çela debutoi me humbje në stolin e skuadrës së Kukësit. Tirana fitoi dy penallti falë ndërhyrjes së VAR-it, me të cilat siguroi fitoren me përmbysje.

3 Shkurt 2024, 19:36 Nga DOSJA
E treta e vërteta, Tirana fiton me përmbysje në Kukës dhe

KUKES - Pasi kishte fituar dy takimet e mëparshme 1-2 në Kukës dhe 3-2 në Tiranë, bardheblutë e kryeqytetit fitojnë me përmbysje 3-2 ndaj verilindorëve, duke sigururuar tri pike, që e ngjisin në vendin e tretë, pas javës së 22-të të Superiores.

Emiliano Çela debutoi me humbje në stolin e skuadrës së Kukësit, ndërkohë që bardheblutë e Julian Ahmatajt u rikthyen te fitorja në Superiore, pas frenimeve në dy ndeshjet e fundit.

Nigeriani Gbolahan kaloi vendasit në avantazh pas çerek ore lojë, por Tirana barazoi me anë të Latifit (28’), i cili përfitoi nga pasiguria e portierit Tafas. Por, festa bardheblu zgjati pak, pasi Kukësi u rikthye në avantazh 11 minuta më vonë me anë të Dragoshit.

Gjithsesi, skuadra e Çelës nuk arriti të ruante avantazhin në fraksionin e dytë të takimit. Tirana fitoi dy penallti falë ndërhyrjes së VAR-it. Abazaj (69’) dhe Patrick (89’) nuk gabuan nga pika e bardhë, duke i dhuruar Tiranës tri pikë tepër të rëndësishme për objektivin “Final Four”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll