Sport

VIDEO/ Barcelona dominon ndaj Alavés dhe përkohësisht renditet e treta… në La Liga

Katër ditë pas fitores së ngushtë në kurriz të Osasunës (1-0), Barcelona shënoi suksesin e dytë radhazi në fushën e Alavés (3-1) këtë të shtunë. ‘Blaugranas’, përkohësisht të tretët në La Liga, parakalon Atléticon që do të përballet me Realin të dielën (21:00).

3 Shkurt 2024, 21:41 Nga DOSJA

VIDEO/ Barcelona dominon ndaj Alavés dhe përkohësisht renditet

SPANJE - E nisur në mënyrë perfekte java e 22-të, nga goli i nëntë i Robert Lewandowskit në La Liga këtë sezon, FC Barcelona duhej të punonte shumë për të fituar ndaj Alaves (3-1) këtë të shtunë.

Skuadra e drejtuar nga Xavi, u mbështet në një pritje nga Inaki Pena përballë Jon Guridit (35’) për të ruajtur epërsinë 0-1 në pushim. Por më pas asaj iu desh të përballej me dëmtimet e Joao Cancelo (46’) dhe Ilkay Gündogan (59’), më pas me përjashtimin e Vitor Roque (72’), për të vërtetuar këtë sukses të dytë radhazi pas atij të marrë ndaj të Osasunas (1-0) , të mërkurën në mbrëmje.

I goditur në shpinë dhe i zëvendësuar nga... Vitor Roque (59), Gundogan shënoi 2-0 në minutën e 49-të për ‘Blaugranët’, përpara se i riu Samu Omorodion (51’) të ngushtonte epërsinë në 1-2.

Duke marrë një krosim nga Hector Fort, i cili kishte zëvendësuar... Cancelon në pushim, Vitor Roque shënoi golin e tij të dytë në harkun kohor të tre ditëve (63’) përpara se të merrte dy paralajmërime, në hapësirën e gjashtë minutave (67 dhe 72), i dyti mjaft i rëndë për një ndërhyrje të vonuar ndaj Rafa Marin.

Falë këtij suksesi, Barça ngjitet përkohësisht e vetme në vendin e 3-të të kampionatit. Është provizorisht shtatë pikë prapa liderit, Real Madrid, i cili do të presë Atletico të dielën.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll