Bota

Rrëzohet avioni në Florida, publikohet audioja e pilotit pak para përplasjes: Po humb motorin, ufff!

Mediat e huaja kanë ndarë audiot e pilotit i cili thotë që motori ishte dështuar.

3 Shkurt 2024, 22:35 Nga N.F
Rrëzohet avioni në Florida, publikohet audioja e pilotit pak para
Pamje nga aksidenti

FLORIDA- Një avion është rrëzuar në Florida ku nga përplasja ka humbur jetën pilotit dhe dy persona të cilët ndodheshin në vendin ku ra aeroplani. Mediat e huaja kanë ndarë audiot e pilotit i cili thotë që motori ishte dështuar.

“Nuk e shoh aeroportin tjetër. Po më humb motori, uf.,” dëgjohet duke thënë piloti para përplasjes. Disa sekonda më vonë Beechcraft Bonanza V35 me një motor u rrëzua në Bayside ëaters RV Park në Clearëater në Florida.

Audioja përfshin gjithashtu një dëshmi të një tjetër piloti që ishte dëshmitar i përplasjes, i cili i tha kullës së kontrollit se avioni me një motor "ra fort dhe ishte në flakë". Zyrtarët e zjarrfikësve në zonë thanë se autoritetet në terren ishin përgatitur për një ulje emergjente në St. Pete-Clearëater. Avioni u rrëzua rreth 5 kilometra në veri të pistës.

 
 
 

florida avion rrezim viktime

Sondazh

Poll