Politike

Bardhi përfundon vizitën zyrtare në SHBA/ Takimi përmbylles me kongresmenin amerikan: Sfidat i kemi tejkaluar bashkë

Bardhi e ka falenderuar kongresmenin Aderholt që vazhdon të mbetet një zë i fuqishëm në mbrojtje të çështjes shqiptare, duke vlerësuar se interesi i Shqipërisë dhe kombit shqiptar kërkon domosdoshmërisht ruajtjen e partneritetit strategjik me ShBA.

2 Shkurt 2024, 21:04 Nga r.ll
Bardhi përfundon vizitën zyrtare në SHBA/ Takimi përmbylles
gazment bardhi dhe robert aderholt

SHBA- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka përfunduar vizitën në SHBA, ku takimin përmbyllës e zhvilloi me kongresmenin Robert Aderholt, bashkëkryetar i grupit të miqësisë SHBA-Shqipëri.

Bardhi e ka falenderuar kongresmenin Aderholt që vazhdon të mbetet një zë i fuqishëm në mbrojtje të çështjes shqiptare, duke vlerësuar se interesi i Shqipërisë dhe kombit shqiptar kërkon domosdoshmërisht ruajtjen e partneritetit strategjik me ShBA.

REAGIMI I PLOTË:

Vizitën në Washington DC e përfunduam me një takim falenderues në Kongresin Amerikan me kongresmenin Robert Aderholt, bashkëkryetar i grupit të miqësisë SHBA-Shqipëri. Kongresmeni Aderholt është një zë i fuqishëm në mbrojtje të interesave të Shqipërisë dhe kombit shqiptar.

Interesi i Shqipërisë dhe kombit shqiptar kërkon domosdoshmërisht ruajtjen e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sfidat e të gjitha kohëve i kemi tejkaluar bashkë dhe me sukses.

gazment bardhi robert aderholt

Sondazh

Poll