Bota

"Është totalisht absurde", pallati mbretëror mohon zërat se Kate Middleton ishte në koma pas operacionit

Një person i brendshëm i pallatit i ka hedhur poshtë pretendimet dhe i ka quajtur ato si “totalisht të pakuptimta” dhe “tërësisht të sajuara”.

2 Shkurt 2024, 21:54 Nga S.B
"Është totalisht absurde", pallati mbretëror mohon
Kate Middleton

BRITANI E MADHE- Princesha e Uellsit Kate Middleton është kthyer në shtëpi nga spitali gati dy javë pas operacionit të saj në bark dhe ajo po rikuperohet me familjen në Kështjellën Windsor. Pas operacionit, një gazetare spanjolle pohoi se jeta e mbretëreshës së ardhshme “ishte në rrezik të madh”.

Sipas Times of London, për Daily Beast, gazetarja spanjolle Concha Calleja kishte pohuar në programin televiziv se jeta e Princeshës së Uellsit ishte në “rrezik të madh” dhe se ajo ishte vënë në një koma të induktuar. Një person i brendshëm i pallatit i ka hedhur poshtë pretendimet dhe i ka quajtur ato si “totalisht të pakuptimta” dhe “tërësisht të sajuara”. 

Burimi mbretëror tha

“Është totalisht absurde. Asnjë përpjekje nga ajo gazetare nuk u bë për të verifikuar ndonjë gjë që ajo tha. Është, në thelb, krejtësisht e sajuar, dhe unë do të përdor gjuhën e sjellshme këtu: absolutisht nuk është kështu.”

Kate Middleton u kthye në shtëpi në Windsor të hënën për të vazhduar rikuperimin e saj nga operacioni, konfirmoi Pallati Kensington.

kate middleton koma operacion

Sondazh

Poll