Bota

Vrasja e transgjinores në Britani, adoleshentët dënohen me burg, gjyqtarja: U motivuan nga identiteti i saj

Scarlett Jenkinson dhe Eddie Ratcliffe vranë 16-vjeçaren në një park në Cheshire në shkurt 2023.

2 Shkurt 2024, 21:13 Nga M.B

 

Vrasja e transgjinores në Britani, adoleshentët dënohen me burg,
Scarlett Jenkinson dhe Eddie Ratcliffe

 

BRITANI- Adoleshentët, autorë të vrasjes së Brianna Ghey, në Britani, janë dënuar me burgim të përjetshëm për “vrasje brutale, të planifikuar dhe sadiste”. Scarlett Jenkinson dhe Eddie Ratcliffe vranë 16-vjeçaren në një park në Cheshire në shkurt 2023. Gjykatësja tha se Jenkinson ishte i motivuar nga një “dëshirë e thellë për të vrarë”, ndërsa motivimi i Ratcliffe ishte pjesërisht armiqësia ndaj identitetit transgjinor të Brianna-s. Vajza u dënua me 22 vjet burg, ndërsa Ratcliffe u dënua me minimumi për 20-vjet. Mediat e huaja raportojnë se të dy adoleshentët, të cilët ishin 15-vjeç në kohën e vrasjes dhe tani janë 16-vjeç.

Babai i Brianna-s, Peter Spooner pohoi me kokë kur u dha dënimi i Jenkinson. Të pranishëm kanë qenë edhe familjarët e vrasësve. Ndërsa nëna e Jenkinson-it u pa duke qarë kur përfundoi seanca.

 

 

scarlett jenkinson dhe eddie ratcliffe

Sondazh

Poll