Bota

Europa 'zien' nga protestat, fermerët bllokojnë kufirin Holandë-Belgjikë

Mediat e huaja raportojnë se fermerët kanë bllokuar kufirin holandez-belg dhe kanë pushtuan rrugët në Greqi, ndërsa një sindikatë polake njoftoi planet për të mbyllur pikat kufitare me Ukrainën.

2 Shkurt 2024, 20:14 Nga M.B
Europa 'zien' nga protestat, fermerët bllokojnë kufirin
Foto ilustruese

BRUKSEL- Vala e protestave të fermerëve ka përfshirë një pjesë të Europës. Mediat e huaja raportojnë se fermerët kanë bllokuar kufirin holandez-belg dhe kanë pushtuan rrugët në Greqi, ndërsa një sindikatë polake njoftoi planet për të mbyllur pikat kufitare me Ukrainën. Protestat kanë shpërthyer në disa vende, duke ekspozuar zemërimin për çmimet e ulëta të produkteve, kostot në rritje, importet e lira dhe kufizimet e vendosura nga përpjekjet e BE-së për të luftuar ndryshimet klimatike.

Ndërsa fermerët francezë filluan të heqin bllokadat pasi qeveria bëri lëshime të mëtejshme, fermerët belgë dhe holandezë bllokuan kalimet kufitare të autostradave. 

"Politika e Përbashkët Bujqësore (CAP) është bërë gradualisht një Politikë e Përbashkët Ekologjike, pa asnjë njohje për ne prodhuesit e ushqimit," tha në një deklaratë sindikata belg e fermerëve ABS, raporton Reuters.

protestat europa

Sondazh

Poll